Danny Wallace, Gemma Correll

DANNY WALLACE është shkrimtar, fitues i shumë çmimeve, si edhe drejtues programesh radiofonike me aventura nga më të pabesueshmet. Ai është personazh i një videoloje, që ka realizuar një emision televiziv për majmunët, madje ka themeluar edhe shtetin e tij. Ai ka shkruar serinë e famshme “Hamish” dhe librin “Djali më fatlum në botë”.


GEMMA CORRELL është shkrimtare, ilustruese dhe karikaturiste. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ajo ka bashkëpunuar me kompani të ndryshme për realizimin e qindra projekteve, ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, si edhe është botuese e një reviste. Mos harroni ta ndiqni atë në Instagram dhe në faqen e saj të internetit gemmacorrell.com. Nga i njëjti autor mund të lexoni edhe librin “Djali më fatlum në botë”

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër