Revista Letrare Pranvere 2023 View larger

Revista Letrare Pranvere 2023

Grup autorësh BG0135

New product

Përshkrim i shkurtër

RL Books hodhi ne qarkullim Revisten Letrare Pranvere 2023, me shkrime, krijime, perkthime dhe studime ne fushen e letersise.

More details

11104 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

RL Books

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ne kete numer do te gjeni artikujt si me poshte:

Intervistë: Mehmet Elezi: Duke shkruar, shumëfishoj botën dhe veten, nga Arbër Ahmetaj.

Poezi: Agron Tufa. Adrienne Rich (përk. Rielna Paja). Enkeleda Kambo. Miltos Sahturis (përk. Eleana Zhako). Azgan Berbati. Sabit Gecaj. Pierre Alain Milhit (përk. Arbër Ahmetaj)

Prozë: Ivan A. Bunin, Romani i gungaçit, Rinia, Dashuria e parë (përk. Agron Tufa), Arbër Selmani, Trupi im. Omar Muhamed Al Amoudi, Tregim dhe poezi (përk. Elmaz Fida). Nuri Plaku, Qilimi i djegur, Kortezhi i qenve. Kliton Verli, Në arkipelagun maltez, Sevdail Zejnullahu, Ishulli i kërpudhave. Arbër Ahmetaj, Fjalimi. Dritan Kiçi, Fustan për zana.

Kujtesë: Anton Pashku, Një kallëzim pa lidhje, por në mënyrë dëftore. Edi Shukriu, poezi.

Kritikë: Agim Baçi, Pikëpyetjet e pashmangshme të “zërit në heshtje”.

“Lëpihet qelqesh hën’ e zbehtë.

Ç’po mih një kthetër në sepet.

Këtu, pa kthyer tash sa vjet,

në shpi të nanës mbetun shkretë,

kush paska hyrë? Kush do të jetë,

që mih kjo kthetër në sepet?”

Agron Tufa, Baladë

“Kujdesesha për vreshtin e kopshtit dhe zieja raki me rruaza, por ti e çoje në lokale dhe e ndërroje me vodkë. Qeshja dhe ngushëllohesha nga gjesti yt unik. Një burrë që nuk e tradhtonte pijen e tij, nuk mund ta tradhtonte as gruan. Dhe kjo më bënte të lumtur.”

Nuri Plaku, Qilimi i djegur

“Kam shkatërruar gjëra të mëdha

me duart e mia,

i kam djegur veç se kisha mall për zjarr”

Azgan Berbati, Dëshira të djegura

 “Kush është zot më i madh:

unë që flas shumë, apo ti që hesht bukur?”

Sabit Gecaj, Zotët

“Thash se ike, zan!”.

“Ku me shku, trim? Nuk më len zemra jote. Ajo asht n’kafaz, po un jam robinë”, dhe hapi krahët e ia zgjati koshin e vogël, thurur me degëza të njoma molle me gjethe e lule. Brenda, mbi një tufë të fokëve të saj të arta, pulitej zemra e tij.

“Po e l’shova, ti fikesh trim! Të dhash fjalën se po ta kthej kur t’me sjellish teshat e t’me bash nanë”.

Dritan Kiçi, Fustan për zana

 

Data sheet

pages124
Published year2023
Vendodhja e botimitBruksel
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1