Revista Medius Nr. 6 View larger

Revista Medius Nr. 6

Instituti i Komunikimit Medius A-002781

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky numër i kushtohet propagandës, ku ka shkrime nga: Klementin Mile, Redi Shehu, Edlira Gjoni, Diana Kastrati, Armand Bora, Agim Baçi, Selami Xhepa, Bashkim Gjergji, Rezart Beka, Ergys Mërtiri, Brikena Kasmi, Brenton Kotorri, Fitim Zekthi dhe Latif Mustafa.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9770261778895

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndryshimet semantike në shoqëritë e sotme mbi të vërtetën dhe gënjeshtrën kanë zhvendosur kufijtë e imagjinatës dhe të realitetit, për pasojë, edhe të së drejtës dhe së padrejtës. Shoqëritë, qofshin këto demokraci liberale, autokraci apo diktaturë, mbeten të ndërvarura nga fuqia e propagandës. Por, a është suksesi meritë vetëm e atij që e ndërton propagandën, apo edhe e individëve apo grupeve shoqërore që e mirëpresin atë?

Natyrisht që trofeun publik e marrin zakonisht hartuesit dhe zbatuesit, pa pohuar se strategu i rëndësishëm i suksesit të propagandës është gatishmëria e shoqërisë për ta pranuar atë.

“Medius” sjell këtë numër një sprovë për të parë disa nga realitetet që krijon propaganda, spektakli i fjalës, sidomos në një kohë kur ajo përdoret nga politika, biznesi, kultura dhe çdo fushë e marrëdhënieve njerëzore.

Parë nga këndvështrimi që ka sjellë përparimi i teknologjisë, alternimi i mediave sociale me ato tradicionale, përdorimi i secilës dritare personale teknologjike si prodhuese lajmesh, sjell nevojën për t’iu përgjigjur një pyetjeje: A e ka ruajtur apo prishur komunikimin propaganda?

Duhet të pohojmë se është e vështirë të flasësh për një këndvështrim të vetëm mbi propagandën, apo të thuash thjesht: “është e mirë” apo “është e keqe”. Ajo për të cilën sot bien dakord shumica e studiuesve dhe filozofëve që janë marrë me komunikimin dhe pasojat e propagandës, qofshin fetarë apo jo, qofshin mbështetës apo kundërshtues, është fakti se përkeqësimi apo përmirësimi i shoqërisë gjendet i pasqyruar në gjuhën me të cilën komunikohet.

Pra, nëse një gjuhë shfaqet “e sëmurë”, atëherë edhe shoqëria do ta pasqyrojë këtë lëngim, pasi është pikërisht gjuha që mbart më shumë se gjithçka tjetër frikërat, ngërçet apo edhe urrejtjen.

Propaganda mund t’i frenojë këto lëngime ose edhe mund t’i shumëfishojë ato duke përdorur vërtetësinë ose fuqinë e fjalës, duke e përdorur fjalën si urë për të bashkuar apo si mur për të ndarë.

Në këtë sfidë ne të gjithë kemi nevojë që, më parë se të nxitojmë për përgjigjet, t’u hapim rrugën disa pyetjeve që na vlejnë të gjithëve, qofshim mbështetës apo ngurrues të fuqisë së propagandës.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages162
ISBN9770261778895
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë