101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me... View larger

101 arsye se perse femrat arsyetojne me tru dhe meshkujt me...

Eva Clesis BOT0030

New product

Përshkrim i shkurtër

Vendi më i përbashkët dhe i abuzuar: femrat mendojnë, përpunojnë, reflektojnë, analizojnë (me pak fjalë, ndërtojnë një mal me paranoja) ndërkohë që meshkujt ndjekin instinktin (janë më kafshërorë). Me fjalë të tjera, organi që mbizotëron, varet nga gjinia e personit: Nëse për femrat është truri, që shpesh ushqehet dhe nxitet nga zemra, për meshkujt është në mënyrë të pamohueshme "rrushi".

More details

27 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001399

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nëse mendoni se për të shpjeguar gjithçka mjafton teoria që meshkujt vijnë nga Marsi dhe femrat nga Afërdita, do ju duhet ta mendoni sërish. 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me... Nëse si femra e mendoni veten mbi klasifikimet e thjeshta, atëherë mendoni pak të gjitha traktatet e psikologjisë që po prishni kur, duke parë me ankth telefonin, kërkoni shpjegime se përse ai nuk ju telefonon. Nëse si meshkuj, mendoni se kjo nuk ju përket, tregohuni të sinqertë: do ju pëlqente më shumë të lexoni një libër, apo të ishit të pranishëm në përzgjedhjen e aktoreve për filmin e ardhshëm të Roko Sifredit? Që nga "organi i mashkullit është një mjet matës universal" e deri te kërkimi i princit të kaltër, ky manual argëtues do ju japë 101 argumente të pakundërshtueshme për të kuptuar se çfarë fshihet pas një mashkulli që thotë se "di të dëgjojë" dhe për të kuptuar se çfarë mendon një femër që thotë se vishet bukur "vetëm për t'u ndjerë mirë me veten". Për të vendosur nëse duhet t'ja mbathësh me të katra, apo të mundohesh të kuptosh personin e gjinisë së kundërt. Madje dhe të dashurohesh. Mashkulli dhe femra mendojnë në mënyra dhe me organe - sipër dhe poshtë - të ndryshme: stereotip apo e vërtetë? 101 përgjigje në një libër që shpjegon të gjithë përsetë e këtyre ndryshimeve të pakalueshme mes gjinive.

Data sheet

pages246
ISBN9789928001399
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri