Zef Valentini PL0042
New product
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789995657512 | |
Që në fund të viteve '80, At Karmelo Kapici pat dëshiruar botimin e "Opera omnia" të Valentinit, ç'ka, siç thotë ai, "do të ishte një ndërmarrje kolosale, pasi mjafton të sillen ndërmend vëllimet e "Aketeve shqiptaro – venete", ose të paktën të pjesës më të madhe të shkrimeve të tij, mbi të gjitha atyre shkrimeve minore ose të rralla e për pasojë të vështira për t'u konsultuar". Në fund të viti 2008, studiuesi i njohur italian Attilo Vaccaro thekson: "shpresoj që këto pritshmëri fisnike mund të rroken nga ndonjë botues dhe studiues shqiptar, për t'u afruar gjeneratave të ardhshme një guidë të madhe dhe të pasur për studimin, kërkimin dhe mësimdhënien e Albanologjisë".
| ISBN | 9789995657512 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Ilirjana Angoni |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.