Zef Valentini PL0041
New product
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789995657505 | |
Koment nga Guido Sommavilla: Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian përballë letërsisë moderne. Me këtë qëllim, Valentini krijoi dhe ia doli mbanë edhe të diktojë rregullat e reja të kritikës katolike në përzgjedhjen e kësaj literature. Është pikërisht kjo periudha ku nisin edhe miqësitë e mëdha. Kështu, ai bëhet mik i ngushtë i botuesit Bompiani, por miqësi të forta zë edhe me Mondadorin dhe Vallecchin, Safanin apo Marcellianin. Për t'u përmendur këtu edhe miqësitë me autorë të njohur, ku më të veçantë për të qenë Bacchelli dhe Sagonaro. Ishte pikërisht metoda e tij e hartimit të një kritike, cilësia e lartë e mendimit të tij kritik, të shquar për shqetësimin gjithmonë të gjallë, kuriozitetin gjithnjë të pashterur e të shtrirë në çfarëdolloj caku të ri, besnikëria e pasuruar me harenë më të madhe të mundshme ndaj ndershmërisë intelektuale, ato që pas 1500 recensionesh i dhanë emërtimin "Papa Xhiovani i kritikës". Në këtë aspekt, mund të dallojmë si madhështore interpretimet e tij sa të thella aq edhe të guximshme mbi Hamletin shekspirian apo mbi Ivo Andriçin dhe Çehovin.
| ISBN | 9789995657505 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Ilirjana Angoni |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.