Zef Valentini PL0007
New product
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789994371990 | |
Koment mga Namik Resuli: Është thënë se Valentini e di shqipen si një shqiptar, më mirë se një shqiptar. Po nuk mjafton. Kush i këndon disa shkrime të tij shqipe ka një përshtypje më të thellë: e ndjen se At Valentini ka edhe një stil të tijin, që e dallon nga shkrimtarët e tjerë shqiptarë, një stil që unë po e cilësoj "të kycosur", a si thonë italianët "a catenaccio", ku tërthorazi atyre fjalive të kurdisura si nga ingranazhi i një maqine çfaqet e tërë dialektika dhe rigoroziteti i arsyetimit të tij. Si të tillë, prandaj, At Valentinit do t'i bëjmë një vend edhe në radhën e publicistëve tanë më të njohur.
| ISBN | 9789994371990 |
| Published year | 2005 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.