Zef Valentini PL0008
New product
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
901 Items
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
ISBN | 9789994382748 | |
Viti i botimit | 2005 | |
Koment nga Angela Cirrincione: Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.Ja, aspekte të tillë e bëjnë atë ende dhe sot një mjeshtër të vërtetë të edukimit, i cili me heshtjen dhe ashpërsinë e opinionit të shtynte ta ponderoje e të ishe gjithmonë syçelët përpara paraqitjes së punës për gjykim, por ndërkaq me bujarinë e shpirtit dhe me përkujdesin atëror, të ndihmonte në davaritjen e të gjitha dyshimeve, duke të ofruar këshilla e sugjerime të cilat, në tërësinë e tyre, falë dhe të kuptuarit dashamirës, e transformonin menjëherë nga mësues në një bashkëpunëtor të çmuar e inkurajues.
Lloji i botimit | Hard Copy |
ISBN | 9789994382748 |
Viti i botimit | 2005 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | Parë |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.