Ismail Qemali ne shtypin francez te kohes 1897 - 1919 View larger

Ismail Qemali ne shtypin francez te kohes 1897 - 1919

Aurenc Bebja A-000055

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327352

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ismail Qemali lindi në Vlorë më 16 janar 1844. U nda nga jeta më 24 janar të 1919, në Peruxha të Italisë. Gjatë karrierës së tij ka pasur funksione të rëndësishme në Perandorinë Osmane si diplomat, guvernator, këshilltar shteti, kryetar partie politike, por postin më të rëndësishëm të jetës së tij e ka mbajtur në Shqipëri. 

Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si një politikan me eksperiencë, ai u bë kryeministri i parë i shtetit të parë të pavarur shqiptar, që prej rrugës që hapi heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Shkrimet e shumta që janë shkruar për të në shtypin francez të kohës, dëshmojnë se ai ka qenë një udhëheqës largpamës, i cili nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen shqiptare pranë mjediseve angleze, franceze, italiane, austro-hungareze dhe sigurisht ato turke. Shpesh e ka paguar shtrenjtë këtë angazhim, i ndëshkuar dhe i dëbuar disa herë nga Turqia.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është nderi dhe kontributi më i madh i tij ndaj kombit shqiptar. Nuk ka  qenë një mision i lehtë. Udhëtimet, peripecitë që ka hasur për ta përmbushur, nuk e kanë penguar që t’i shkojë deri në fund këtij misioni. Por, edhe pas shpalljes së pavarësisë, gjatë viteve 1913-1914 është munduar të mbrojë e të zgjidhë çështjet e brendshme të Shqipërisë, ashtu si edhe territoret e saj të lëna jashtë kufijve zyrtarë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages162
ISBN9789928327352
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë