Zef Valentini PL0036
New product
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789995657178 | |
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini. Ka një vlerë të spikatur historike dhe përben një përmbledhje sistematike emrash, artistësh, humanistësh, letrarësh të botës shqiptare, tituj veprash, tekste me një interes te veçantë historik, e toponime të ndryshme të nxjerra nga skedarët e arkivit të stërmadh të historisë në Bibliotekën Albanologjike dhe në arkivin historik Saverian të grumbulluar në vite nga Jezuitët e Shkodrës, një arkiv ky pjesërisht i shkatërruar në vitin 1946 dhe pjesërisht i transferuar në Arkivin shtetëror në Tiranë. Shihet pra se Arkivi dhe Biblioteka Saveriane, revista LEKA dhe At Valentini, që e sistemoi dhe botoi këtë material, përbëjnë vlerat kompozuese të kësaj vepre. Por merita më e madhe i takon jezuitëve dhe misioneve te tyre hulumtuese që mblodhën lëndën që mbrujti këtë Fjalor Bibliografik, të shfaqur në kohën e botimit si orvatjen e parë të një enciklopedie të plotë, në tërë kuptimin e fjalës, nëse do të qenë botuar të paktën 400 skedat që tashmë qenë sistemuar. Gjithsesi edhe kështu, kjo vepër përbën një instrument të pashmangshëm për "lundrimin"në historinë e trazuar mijëra – vjeçare të Shqipërisë, përveçse një vizion të gjerë dhe depërtues në tërësinë e ambientit historik dhe gjeografik, mbi popullsinë, strukturat sociale dhe institucionet shqiptare që e përbënin atë.
| ISBN | 9789995657178 |
| Published year | 2009 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Ndriçim Kulla |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.