Zef Valentini PL0043
New product
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve. Por,
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789928415127 | |
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve. Por, tashmë prej kohësh, brenda një rrethi të vogël të atyre shqiptarëve që nuk e kishin humbur shpresën për të hequr qafe zgjedhën poshtëruese të Gjysmëhënës, u hapën fjalë për virtytet e tij luftarake të vëna në shërbim të sulltanit, e kështu kjo u duk e çmuar. Ishte e natyrshme që fama e trimërive të tij nuk do të vononte që ndaj tij të ktheheshin sytë e bashkëpatriotëve, edhe se nuk ishin shumë ndërmjet atyre që, duke e njohur nga afër, do guxonin të shpresonin se ai mund të rrëmbente shpatën kundër Turkut, pranë të cilit ishte rritur. Por ishte e mundur që Skënderbeu të ishte i prirë që t'ia kushtonte të gjithë jetën shtypësit të tokës së vet, fituesit kundër babait të vet, padronit të atij oborri i cili që fëmijë e kishte rrëmbyer nga besimi i të parëve të paharruar kurrë, e ku kishin vdekur, ose ndoshta ishin vrarë, tre vëllezërit e tij, edhe ata pengje? I dërguar nga sulltan Murati II kundër Hungarisë, që nën urdhrat e Kara-beut të luftonte kundër forcave të krishtera, hartoi dhe vuri në jetë planin shumë të guximshëm për të përfituar nga disfata e shkaktuar turqve nga trimëria e Janosh Huniadit, për t'u kthyer në atdhe dhe për të fituar kohë që të organizoheshin ushtarakisht patriotët e tij, duke u shkaktuar, disfatën e plotë turqve. Ai, pasi shtiu në dorë zotërimet e të atit dhe thirri princat e tjerë, mundi kështu të mbledhë "Lidhjen e popujve shqiptarë" dhe të fillojë luftën për jetë a vdekje kundër armikut të atdheut të tij dhe të besimit të tij. Skënderbeu mori komandën e popullit të Shqipërisë me brohoritjet e krerëve të ndryshëm dhe, duke qenë njohës i mirë i armikut, kishte shumë besim që ta mundte me të njëjtën taktikë. Kjo ndodhi në fund të vitit 1443 dhe pranverës së vitit 1444.
| ISBN | 9789928415127 |
| Published year | 2013 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Iliriana Angoni |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.