Reduced price! Stambolli - Kujtime dhe qyteti View larger

Stambolli - Kujtime dhe qyteti

Orhan Pamuk SB0036

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i rrëfen lexuesit monumentet dhe parajsën e humbur të Stambollit, rrugicat e ngushta, vilat dhe kanalet osmane; na njeh me shkrimtarët, artistët dhe gazetarët. Në një mënyrë prekëse, tërheqëse dhe të magjishme Pamuku e transformon këtë biografi të pazakontë, të filluar si "portret artisti në rini", duke e shndërruar në "portret artisti në qytet". Ky libër është njëkohësisht edhe historia e qytetit, edhe autobiografia e shkrimtarit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 99943 51 53 4

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit. Pamuku ka bërë për "mitin" kulturor të Stambollit po atë gjë që ka bërë Andrej Bjellij me Petërburgun, apo Xhojsi me Dublinin. Epigraf për librin është vargu i poetit turk Ahmet Rasim: "Bukuria e peisazhit fshihet në trishtimin e tij". Sipas Orhan Pamukut, Stambolli është një qytet shumë melankolik, trishtimi është ndjenja kryesore që të ngjall ai. Temat kryesore të shkrimtarit janë konflikti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, islamit dhe kristianizmit, traditave dhe bashkëkohësisë. Për shembull, konflikti ndërmjet oksidentit dhe islamizmit dhe islamizmit në Turqinë bashkëkohore është tema kryesore e romanit "Bora" (2002). Me refleksionet qe e karakterizojnë Pamukun libri "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" përftoi po të tillë natyrë reflektive - libri është një guidë nëpër ndjesitë stambolljane dhe shpirtin e Stambollit, një poetizim i qytetit, të cilin lexuesi shqiptar e ka ndeshur për herë të parë në poezinë e Nazim Hikmetit. Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, fitues i Nobelit më 2006 ndjek genius loci të Stambollit, duke ndërthurur kujtimet e veta me historinë e tij kulturore, në të cilin autori ka jetuar për mbi 50 vjet. Pamuku na fton në qytetin e fëmijërisë së tij, të ndajë me ne frikërat dhe gëzimet, por paralelisht na rrëfen për Stambollin, qytetin e tre perandorive.Teksti i librit të Orhan Pamukut "Stambolli. Kujtime dhe qyteti" është tërheqës dhe enigmatik, sikundër është tërheqëse dhe enigmatike vetë atmosfera e Stambollit. Fenomeni i qytetit gjendet në historinë e tij të begatë e marramendëse, në ato shtresa, të cilat, pa i përzier, e madje pa i prekur, gjallojnë në hapësirën mistike të Levantit... Dhe kohë pas kohe ne ulim vështrimin mbi librin e hapur mbi gjunj: "Pështjellimet e jetës, ashtu si tallazitjet e melodisë dhe peripecitë që ngërthejnë historinë, herët apo vonë i aviten fundit, ndërsa imazhet e qytetit që pluskojnë para syve tanë mbeten përgjithmonë me ne në ëndrrat dhe kujtesën tonë".

Data sheet

pages407
ISBN978 99943 51 53 4
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRubin Hoxha