Steve Berry BOT0178
New product
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në Ekaterinburg.
902 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
ISBN | 9789928001191 | |
Viti i botimit | 2015 | |
Të gjitha siguritë e Majlsit përsa i përket historisë "zyrtare" të familjes perandorake vihen në dyshim. Duke kërkuar të vërtetën, ai shndërrohet në shënjestrën e një ndjekjeje të pamëshirshme , ku nuk do të ketë më zgjedhje tjetër përveçse t'i shkojë deri në fund hetimit të tij dhe të zbulojë enigmat e shumta që veshin me mister vdekjen e Romanovëve. Komente mbi librin "Veprimi emocionues, enigma që të përpin të tërin dhe mjedisi i mahnitshëm e bën këtë libër vepër që ia vlen ta lexosh." Library Journal "Intrigues... i madhërishëm... Ka mister, gjendje të ankthshme, emocione të forta... Libër ku shkrihen më së miri faktet me letërsinë." Dayton Daily News Mbi autorin Steve Berry është autori i shumë romaneve bestseller të Neë York Times-it. Karrierën e nisi si avokat por pas viteve '90, i shtyrë nga dy pasionet e tij të mëdha, historia dhe rrëfimi, iu kushtua shkrimit të romaneve dhe tregimeve. Ai u bë i njohur në mbarë botën dhe fitoi një famë të padiskutueshme me romanet Sekreti i Tretë dhe Dhoma e qelibartë. Profecia e Romanovëve është romani i tij i tretë në gjuhën shqipe. Librat e tij janë përkthyer në dyzet gjuhë dhe botuar në pesëdhjetë e një vende të botës. Jeton në Florida.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 408 |
ISBN | 9789928001191 |
Viti i botimit | 2015 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ledina Ferhati |
Romani "Dhoma e qelibartë" i Steve Berry, është një thriller i fuqishëm që përdor ngjarje të jetës reale, dhe një rrëfim enigmatik që e lidh lexuesin që në kapitujt e parë.
1917, në Fatima, Portugali: Virgjëresha i shfaqet Luçisë në ëndërr dhe i beson tre sekrete. Dy të parët janë bërë publik. Por asgjë nuk dihet përsa i përket të tretit, derisa Papa Gjon Pali i Dytë, jep në vitin 2000, një "version zyrtar" të vënë në dyshim menjëherë.