Primo Levi PE0190
New product
Përgjatë gjithë "Armëpushimit", kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.
897 Items
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928248237 | |
Viti i botimit | 2018 | |
"Armëpushimi", libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i "A është vallë, njeri...?," një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane lindur nga kampet e shfarosjes. Nëse libri i parë ishte shkruar menjëherë pas kthimit, thuajse me qëllimin për t'u çliruar së brendshmi nga barra e rëndë shpirtërore, si nevojë dëshmie, duke qenë se ai ishte një ndër të paktët hebrenj që mbijetuan në kampin e përqendrimit dhe duke iu bindur nevojës së menjëhershme për "t'u treguar të tjerëve, për t'i bërë të tjerët pjesëmarrës" të asaj tragjedie, libri i dytë është shkruar me njëfarë largësie nga ngjarjet, në një klimë më të shtruar e më të qetë.
Aventura europiano-qendrore e Levit nuk mbyllet me çlirimin e Aushvicit nga ana e Ushtrisë së Kuqe, përkundrazi, si në një shtegtim fantazmagorik, Levi bashkë me një mijë e katërqind italianë të tjerë vërtiten nëpër hapësirën e paskajshme ruse për muaj me radhë, nga janari deri në fund të vitit 1945.
Nuk dihen as sot e kësaj dite arsyet e kësaj sorollatjeje të panevojshme, ndoshta edhe thjesht për shkak të neglizhencës ose rrëmujës burokratike që mbizotëronte në Bashkimin Sovjetik të asokohshëm.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, të mbijetuarit e Aushvicit përshkojnë gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, përmes Polonisë, Rusisë së Bardhë, Ukrainës, Rumanisë, Hungarisë dhe vetë Gjermanisë. Lufta ende s'ka mbaruar ose siç thotë greku i Levit, një ndër personazhet më të spikatura të romanit, "Luftë është përherë", Europa po shijon njëfarë "armëpushimi" para se të mbërrijë lufta tjetër, "Lufta e ftohtë" që do ta copëtonte sërish Europën.
Me vërtetësi, ironi therëse deri në sarkazëm, Levi përshkruan tipa dhe karaktere nga më të ndryshmet, tregjet klandestine të Krakovës dhe Katovicës, çmobilizimin e shthurjen e radhëve të Ushtrisë së Kuqe, tokën ruse të pafund, të pushtuar nga lavdia, mjerimi, harresa dhe forca jetësore; këneta e pyje të paprekura, trena të shkatërruar, gostitë e shfrenuara të rusëve të dehur nga fitorja; fjetoret plot ëndrra të italianëve në udhën e pasigurt të kthimit.
VLERESIME NGA KRITIKA
Një prej librave vërtet më të nevojshëm të shekullit tonë.
Philip Roth
“Armëpushimi” është historia e një marrëzie kolektive, e një ligësie, e një budallallëku të pabesueshëm, gjithashtu dhe e një naiviteti njerëzor, e një shpirti, mirësie, kokëfortësie dhe natyre të zakonshme të fatit kombinuar me sipërmarrjen. Ky është më shumë se një reportazh: është përjetimi i llahtarit në një prozë lirike e të ngjeshur. Në fund të fundit, mbetet një libër që ngre jetën në kult, sepse zgjeron horizontet, në vend që t’i eklipsojë: përforcon dëshirën për të jetuar mirë dhe ndershmërisht. Të frymëzon mirësi.
The Indipendent
Përballë tmerrit dhe shtypjes, Levi na jep mundësinë të shohim se njerëzimi nuk do të shkatërrohet krejtësisht apo lehtësisht.
The Guardian
Vepra e Levit shërben për të dekonstruktuar forcat e së keqes. Triumfi i identitetit njerëzor dhe vlerave të tij mbi patologjinë e shkatërrimit të njeriut shkëlqen kudo në shkrimësinë e Levit. Për shumë arsye, veprat e tij zënë një vend të veçantë ndërmjet pasurisë së Letërsisë së Holokaustit. [...] I pamposhtur si impulsi nekrotik, nevoja për të "treguar", për të përshkruar "tmerrin monoton të baltës" është jetike për të, sepse ai flet në emër të miliona njerëzve që vdiqën.
Toni Morrison
Fragmente nga libri
1) Në kohë luftë, për dy gjëra duhet menduar para së gjithash: së pari për këpucët, së dyti për ushqimet; dhe jo anasjellas, siç pandeh vegjëlia: se kush ka këpucë mund të gjezdisë lirshëm për të gjetur ushqim, ama e kundërta s’bëhet.
– Po lufta ka mbaruar, – kundërshtova: dhe mendoja vërtet se kishte mbaruar, si shumë të tjerë në ata muaj armëpushimi, në një kuptim shumë më universal se ç’guxoj të mendoj sot.
– Luftë është përherë, – m’u përgjigj në mënyrë të paharrueshme Mordo Nahumi.
2) Malli është një vuajtje e brishtë dhe e ëmbël, ndryshe qysh në thelb, më intime, më njerëzore se vuajtjet e tjera që kishim përballuar deri në atë kohë: rrahje, të ftohtë, uri, terror, skamje, sëmundje. Është një dhembje e kthjellët dhe e pastër, por ngulmuese: pushton gjithë minutat e ditës, s’të lejon të mendosh për asgjë tjetër, e të shtyn drejt nevojës për arrati.
3) Ishte po ai turp që e njihnim mirë, ai turp që na fuste në dhé pas seleksionimeve, apo sa herë që na takonte të shihnim, ose t’i nënshtroheshim vetë, përdhosjes: ai turp që gjermanët s’e njohën kurrë, ai turp që njeriu i drejtë ndien para krimit të kryer nga të tjerët dhe e bren ndërgjegjja që një krim i tillë ekziston, që, në mënyrë të pandreqshme, është bërë pjesë e rendit të kësaj bote, dhe vullneti i mirë i këtij njeriu nuk ka sjellë asnjë dobi ose mbase fare pak, e dëm ka shkuar gjithë mundi për t'u mbrojtur.
4) Kësisoj, edhe për ne, ora e lirisë ra e rëndë dhe e errët, na mbushi shpirtrat me hare e njëkohësisht me një ndjesi të dhembshme turpi, ndaj do të kishim dashur të pastronim ndërgjegjet dhe kujtimet tona nga shëmtia që dergjej në to; na i mbushi edhe me brengë, sepse e ndienim që kjo s’mund
të ndodhte, që kurrë më s’kish për të na ndodhur diçka kaq e mirë dhe e dëlirë sa të fshinte gjithë të shkuarën tonë, dhe damka e përdhosjes s’do të na shlyhej kurrë, s’do të shlyhej as nga kujtimet e atyre që i kanë përjetuar, as nga vendet ku ndodhi, as nga tregimet e rrëfimet që do të shkruanim. Ngase,
dhe ky është privilegji i tmerrshëm i brezit dhe i popullit tim, askush tjetër, kurrë, s’ka arritur të rrokë natyrën e pashërueshme të poshtërimit, që përhapet si epidemi. Është marrëzi të mendosh që drejtësia njerëzore do ta shfarosë.
Shënim: Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.
Lloji i botimit | Paper back |
pages | 272 |
ISBN | 9789928248237 |
Viti i botimit | 2018 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Aida Baro |
Roman | Sagë&Histori |
I ri | 1 |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një libër i cili kryesisht u dedikohet departamenteve studimore të muzikologjisë. Lexuesit, përmes saj, do të mësojnë të ndërtojnë analiza të plota harmonike dhe formale të muzikës, të nxjerra nga veprat instrumentale të Haydn, Mozart e Beethoven. Libri ilustrohet me mjaft shembuj muzikorë të shënuar për secilën temë të mbuluar.
Kjo vepër bën përmbledhjen në formë atlasi të tërë njohurisë për kulturën dhe qytetërimin islam. Në të përshkruhen botëkuptimi i Islamit, besimi, traditat, institucionet dhe rrënjët që Islami ka lëshuar brenda kulturave të tjera. Kjo vepër e pasuruar me ilustrime, tabela dhe harta paraqet sferat e shumta të jetës, si: adhurimet e përditshme të...
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepërmonumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi & Psikologji e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra Tevilatul-Kuran e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me mendimet...
Një libër që regjistron reflektime personale të autorit mbi çështjen e Kosovës nga okupimi serb e deri tek administrimi ndërkombëtar dhe evidenton probleme dhe paqartësi që lidhen me shtendërtimin. Esetë e përfshira në këtë libër hedhin dritë mbi ngjarjet, interesat dhe pozicionet e aktorëve politikë që e kanë formësuar rrugëtimin shtetndërtues në Kosovë.
Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.