Renato Baretić BPO0006
New product
Një botë e errët që shfaqet në njohjen e një të riu për seksin përmes një realiteti tmerrues, me prostitucion dhe krime. Këtu gjendet Filipi i cili nuk mundet të ndryshojë asgjë
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet Poeteka | |
| ISBN | 9789928410931 | |
Në gjysmën e parë të viteve 90’ të shekullit të XX, “Hotel Grand” ishte çerdhe prostitucioni. Duke u rritur në këtë mjedis, pranë nënës dhe babait që merreshin më këtë biznes, por që gjithashtu dëshironin të mbeteshin një familje e rregullt qytetare; rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës, për raportet e tyre të ngatërruara, që luhaten mes (pa) fuqisë për t’i ndryshuar dhe interest.
Renato Baretić ka lindur në vitin 1963 në Zagreb dhe po atje ka mbaruar studimet e larta në degën e gjuhësisë krahasuese dhe fonetikës.
Nga viti 1983 ka punuar si gazetar në disa gazeta. Është autor i vëllimeve më poezi “Fjalë xhepash’’ (1983) dhe “Kujt do t’I dërgojmë kartolina” (2005); dhe i romaneve “Komisari i tetë’’ (2003) dhe “Më rrëfe për të’’ (2006).
Veprat e tij janë përkthyer në maqedonisht, sllovenisht, gjermanisht, anglisht dhe në gjuhën ukrainase.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 276 |
| ISBN | 9789928410931 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Janka Selimi |
| Roman | Sagë&Histori |