

Çudia në mendjen time sillet rreth këtyre pyetjeve thelbësore të qenies sonë dhe përshkruan me një qartësi tronditëse mospajtimet mes jetës së periferive dhe asaj në zemër të qyteteve. Orhan Pamuk, nobelisti i vitit 2006, kaloi gjashtë vite me këtë roman, duke përfshirë në të më shumë se katër dekada jetë.
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...
Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe devotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundër-zërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një...
“Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik.