Reduced price! Misteri i Hagadase se Sarajeves View larger

Misteri i Hagadase se Sarajeves

Geraldine Brooks BOT0169

New product

Përshkrim i shkurtër

Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000552

1 125 Lekë

-10%

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Viti 1996. Kur Hana, një australiane e re, mirëmbajtëse e pasionuar dorëshkrimesh të vjetra, mëson se kërkohet t'i besohet asaj Hagadaja me emër e Sarajevës, ndien se bëhet fjalë për shansin e jetës së saj. Gjer aty pati qenë ndier më mirë në shoqërinë e librave se të bashkëkohësve të saj. Merr udhën, pra, drejt dorëshkrimit të rrallë hebre, i shfaqur sërishmi në Ballkanin gërmadhë. Nga një shenjë e vockël në tjetrën, Hana do të ndriçojë pak nga pak të fshehtat e njerëzve që kanë mbajtur në duart e tyre dorëshkrimin e shenjtë. Nga ithtarja e re e Kabbalës, që e shpëton librin nga Inkuizicioni spanjoll, e gjer tek intelektuali mysliman që e merr në gji nën hundën e nazistëve, por duke kaluar më herët nëpër duart e censorit venedikas që nuk e dërgon në turrën e druve, kjo është odiseja e paepur e Hagadasë, e cila i prin Hanës nga zhgënjime në zbulime, nga rindërtime rrethanash në dashuri të rishtë, në gjurmët e vetë historisë së saj... Koment mbi librin "Një sukses i vërtetë letrar, roman i mençur, i thellë, origjinal, shkruar hollë, i cili do ta rritë edhe më numrin e lexuesve e të dashamirësve të fitueses së çmimit Pulitzer." The Washington Post Mbi autoren Vendlindja e Geraldine Brooks është Australia; aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, në ishullin Vineyard, shteti Massachusetts. Si korrespondente lufte e Wall Street Journal, ajo ka mbuluar për katërmbëdhjetë vjet luftimet në Bosnjë, në Somali dhe në Lindjen e Mesme. Pasi njohu qelitë e burgjeve nigeriane si "banore" e tyre, ajo braktis profesionin e gazetares për t'iu kushtuar atij të shkrimtares. Romani i saj i parë, 1666 del më 2003; më 2006, fiton çmimin Pulitzer me romanin March; Misteri i Hagadasë së Sarajevës është përkthyer në tridhjetë gjuhë.

Data sheet

pages472
ISBN9789928000552
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Belo