Libri i zi View larger

Libri i zi

Orhan Pamuk A-005508

New product

Përshkrim i shkurtër

Nobelisti Orhan Pamuk vjen me një tjetër roman të suksesshëm para lexuesve shqiptarë. "Libri i zi" është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928427977

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Galipi, një avokat nga Stambolli, pinjoll i një familjeje të madhe, ka hyrë në rutinën e martesës së tij, edhe pse e ka prekur ëndrrën: është martuar me vajzën që ka dashur qysh në fëmijëri, e cila është njëherësh edhe kushërira e tij e parë.

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë.

Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur.

Orhan Pamuk ndërthur historinë prej "detektivi" të Galipit, me kronikat e shkruara nga Xhelali ndër vite dhe ndërton një histori të pazakontë.

Tek endet në kërkim të Ryjasë së tij të dashur, avokati ynë do ta përshkruajë mahnitshëm Stambollin e paqetë e plot kaos të fillimit të viteve 70-të, mu pas grushtit të fundit të shtetit, mes trazirash politike që nisën qysh pas vdekjes së Ataturkut.

Përse e ka lënë Ryjaja aq befas? Galipi nuk është më i qetë në lëkurën e vet dhe nis ngadalë mu si një dytës, të marrë identitetin e Xhelalit, njeriut që ka adhuruar më së shumti në jetë, nis të flejë natën në shtratin e tjetrit dhe të veshë përnjëmend rrobat e tjetrit, t'i përgjigjet telefonit të tij, madje zë e shkruan edhe kolonat e tij të gazetës.

VLERESIME

"Befasues... i tillë, që e sjell së mbari romanin detektiv."

Independent on Sunday

"Një libër i jashtëzakonshëm... Mes më të mirëve, bashkë me ata të Ekos, Kalvinos, Borgesit dhe Markezit."

Observer

"Ky libër është një triumf i artit të mrekullueshëm të të shkruarit."

Flutura Açka

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages560
ISBN9789928427977
Shtëpia botueseKara kitap
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHysen Voci
RomanSagë&Histori
I ri1