Francis Ebejer BOG0142
New product
Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë. Nëpërmjet rrëfimit, si çelës për të hapurt portat e lirisë individuale përballë botës dhe marrëdhënieve kulturore, ai çlirohet nga kufizimet dhe kushtet e vendosura nga ai "tjetri", duke ndërtuar një portret të ri të vetvetes.
6 Items
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9789928061966 | |
Në librin "Baroni maltez... dhe unë, Lusiani", personazhi kryesor, një burrë i moshuar, rrëfen në vetën e parë jetën e tij si të ishte një roman. Ebejer risjell disa nga problemet ekzistenciale të njeriut – lidhja me të shkuarën, refuzimi i dashurisë për shkakt ë egoizmit, misteri dhe psikologjia e të moshuarve dhe përplasja mes brezave si shkak i standardeve, të etikës dhe kulturës.
Romani i tij i fundit "Baroni maltez... dhe unë, Lusiani" u botua në vitin 2002, nënëtë vjet pas vdekjes së autorit. Dy miq fëmijërie, Lusiani, djali i një biznesmeni të klasës së mesme dhe Mark Antoni, i biri i baronit, ndonëse dy karaktere të ndryshme, mbeten miq – armiq deri në fundin e jetës së tyre.
Lusiani inteligjent, kryelartë dhe i vetmuar ushqen iluzionet e fisnikërisë, ndërsa Mark Antoni njeri bujar dhe shumë popullor, por me një jetë të shfrenuar, e që trashëgon titullin e babait të tij, shoqërohet me një rreth fashistësh.
Ndërkohe takohet dhe bie në dashuri me vajzën e bukur italiane, Katerina, që në të vërtetë ëshë e dashura e Lusianit. Por lufta i ndërlikon marrëdhëniet për të tre ata... Katerina e dashuron Lusianin, por nuk u martua asnjëherë me të.
Edhe pse ka sjellë në jetë një vajzë... ajo është e detyruar të martohet me Mark Antonin. Më pas vendos të largohet nga Malta duke vdekur larg. Ndërkohë shumë vite pas largimit nga Malta, Mark Antoni kthehet me vajzën e Katerinës, Bianka, të cilën e ka edukuar si bijën e tij... Po Lusiani?!
Koment mbi librin
"Me sa duket, degradimi i zemrës njerëzore është trashëgimi e luftës që vazhdoi të mbizotërojë në frymën letrare të Ebejerit gjatë gjithë jetës deri në vdekjen e tij. Kryeneçësia e Lusianit është në kontrast me sensin e pacipë dhe vulgaritetin e Mark Antonit (kjo sjellje është etiketuar si "seksologji fashiste"). Por këto cilësi treten në zbrazëtinë e së shkuarës, veçanërisht me ardhjen e Biankës, e cila kërkon ashtu si mamaja e saj, Katerina, miqësinë e të dy burrave."
Charles Briffa
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 369 |
| ISBN | 9789928061966 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Elisa Ivanaj |
| Roman | Sagë&Histori |