Kinezet e fundit View larger

Kinezet e fundit

Petrit Xhaferi MEP0326

New product

11110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086594

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në regjimentin fortifikues në Paradis, me ndihmën e specialistëve kinezë ndërtohet një objekt ushtarak me rëndësi të veçantë. Në atë objekt caktohet për të punuar Ben Heta, që sapo ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës. Beni zgjidhet sekretar i komitetit të rinisë të regjimentit dhe meqenëse zotëron gjuhën ruse nis punën edhe si përkthyes dhe shoqërues i grupit të specialistëve kinezë.

Emërimi i Benit përkon me periudhën e luftës ndaj shfaqjeve të huaja dhe qëndrimet liberale ndaj tyre. Komisari i regjimentit Alo Kapetani rrëmben “flamurin e luftëtarit” dhe organizon disa veprimtari, që tregojnë qartë nivelin e tij. Mënyra se si ai kërkon të zbatojë udhëzimet që vijnë nga organet eprore e bëjnë atë qesharak.

Puna e përditshme me specialistët kinezë bën të mundur që Beni të krijojë një afërsi me përgjegjësin e grupit të specialistëve kinezë, Sunin. Suni i tregon Benit për marrëdhëniet që ka pasur me komandantin e regjimentit, me të cilin kanë qenë studentë në një akademi ushtarake në Moskë. Ai e njeh Benin me buletinin e Ambasadës Kineze në Tiranë, ku shprehen pikëpamjet e qeverisë kineze për ngjarjet në vendin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë shqiptare. Duket se marrëdhëniet midis dy vendeve janë ftohur dhe pas një periudhe të shkurtër kinezët largohen nga Shqipëria.​

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928086594
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1