Petrit Xhaferri aktualisht jeton në Nju Jork. Ai ka botuar vazhdimisht shkrime satirike, fejtone e pamflete në gazeta e revista dhe ka fituar çmime vjetore të tyre.
Gjithashtu ka shkruar një studim për terminologjinë ushtarake. Në vitin 2021 botoi novelën “Medeti”, që u prit mirë nga lexuesi, ndërsa në vitin 2022 botoi fjalorin tre gjuhësh Shqip-Anglisht-Gjermanisht.
Ai ka shkruar disa skenarë filmash artistikë. Kohët e fundit ka qenë bashkautor i skenarit dygjuhësh të filmit të parë shqiptaro-amerikan “The Spark”, i cili u shfaq me sukses në Boston, Nju Jork, Detroit dhe vazhdon të shfaqet në qytete të tjera në SHBA. “Kinezët e fundit” është libri i dytë i autorit.
Fjalor tre gjuhësh – Shqip, anglisht, gjermanisht (10 000 shprehje, përshëndetje dhe biseda të shkurtra në shqip, anglisht, gjermanisht). Libri përmban 10 000 shprehje të shkurtra në shqip, anglisht, gjermanisht, përshëndetje dhe biseda të shkurtra nga jeta e përditshme.