Vila e pelhurave View larger

Vila e pelhurave

Anne Jacobs A-008518

New product

Përshkrim i shkurtër

Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse

More details

949 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366252
Viti i botimit2022

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

NJË VILË MADHËSHTORE.

NJË FAMILJE E FUQISHME.

NJË SEKRET I ERRËT.

SERIA QË KA FITUAR ZEMRAT E GJITHË FANSAVE TË DOWNTON ABBEY.

MILIONA KOPJE TË SHITURA.

 

Augsburg, 1913. Marija mbetet e mahnitur kur gjendet për herë të parë para Vilës madhështore të Pëlhurave: pallati hijerëndë i familjes Melcer, pronare e fabrikës më të madhe bavareze të cohërave, lartësohet si një kështjellë e magjepsur në një park të pamasë. Një univers vezullues dhe i panjohur për një vajzë të skamur si ajo, të rritur në jetimore.

Që në fillim, Marija ndesh armiqësinë dhe xhelozinë e njerëzve të rangut të saj: një shpurë kamerierësh dhe shërbyesish hundëpërpjetë që e shohin me dyshim, ziliqarë për hijeshinë e saj të lindur, zgjuarsinë dhe vendosmërinë. Por edhe në katet e larta, nuri dhe çiltërsia e Marijes nuk kalojnë pa u vënë re: Katarinës, vajzës më të vogël të Melcerëve, i puqet ylli me të, gjë që shihet shtrembër nga kreu i familjes.

Ndërkaq, djali i madh, Pauli, trashëgimtari i ardhshëm i perandorisë, që s'e ka për gjë të bëjë rrush e kumbulla paratë e të atit, kthehet në shtëpi për festën e Krishtlindjes dhe, padashur, mbetet i mahnitur nga sytë e zinj misteriozë të së porsambërriturës...

Por ka një sekret të fshehur në të shkuarën e Marijes, që rrezikon të tronditë fort jetët e tyre.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages568
ISBN9789928366252
Viti i botimit2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori
I ri1