Kthim ne Vilen e Pelhurave View larger

Kthim ne Vilen e Pelhurave

Anne Jacobs BDI0693

New product

Përshkrim i shkurtër

Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366979

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t'i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës: Dorotea shfaq të njëjtin temperament të vrullshëm si gjyshja nga e ëma, ka një dashuri të veçantë për teknologjinë dhe ëndërron të bëhet pilote, Leoja dëshmon një talent të jashtëzakonshëm muzikor. Por jashtë vilës, situata sa vjen e përkeqësohet: kriza ekonomike po e gjunjëzon vendin, porositë për fabrikën e pëlhurave po pakësohen dhe Pauli druhet se do t'i duhet të pushojë nga puna shumë punëtorë. Për më tepër, ai ka përplasje me Sebastianin, bashkëshortin e së motrës, Lizës, i cili tanimë është përfaqësues i punëtorëve dhe e vë në pozitë të vështirë familjen, duke marrë pjesë në marshime komuniste, që përfundojnë edhe në përleshje me rivalët nacionalsocialistë.

Gjërat nuk shkojnë vaj as në atelienë e Marijes: klientet shpeshherë nuk paguajnë dhe disa fillojnë të ankohen që Marija ka një punonjëse hebreje. Kur Pauli pëson një goditje dhe sëmuret me miokardit, asaj do t'i duhet të marrë në dorë frerët e kompanisë dhe të përpiqet ta shpëtojë. Fati i gjithë familjes varet në fije të perit. A do të arrijë Marija të ruajë trashëgiminë e Vilës së Pëlhurave dhe t'i kthejë shkëlqimin e mëparshëm?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages528
ISBN9789928366979
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Nexhipi Lekaj
RomanSagë&Histori
I ri1