Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.
100 risi sociale nga Finlanda është një mënyrë elegante për të prezantuar vendin, mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të shoqërisë finlandeze te vizitorët e huaj, por jo vetëm, Idetë që ofron libri 100 risi sociale nga Finlanda të mobilizojnë për tiu përqasur fenomeneve të ndryshme me optimizëm dhe besim se për çdo problem ekziston një zgjidhje, mjafton...
Përmbledhje e tregimeve dhe novelave më të spikatura të Miho Gjinit, të shkruara deri në vitin 2000. Problematika dhe tematika e këtyre krijimeve lidhet ngushtësisht me realitetin dhe ngjarjet
E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.
Një sekret drithërues fshihet midis fletëve të albumit të fotografive të familjes Van Bemel, burrë, grua, dhe pesë fëmijë, që kanë jetuar në një shtëpi të madhe në provincën holandeze.
Pikturat e Llambi Blidos përfaqësojnë denjësisht zhvillimet e pikturës shqiptare, jo vetëm ato tematike që preferoheshin në periudhën e komunizmit, por edhe zhvillimet e nëndheshme që i jepnin një kahje të modernitetit pikturës shqiptare
Aleksandri i Madh është një nga heronjtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në moshë të re, ai u bë mbret i Maqedonisë dhe pushtoi Persinë. Kishte ideale fisnike, për të bashkuar popujt e ndryshëm të botës në një vend të begatë. Ndiqni historinë në këtë libër, të përshtatur për fëmijë.
Biografia e Moisiut gëzon pasuri dhe vlera që do t'i dëshironin çdo njeri i rangut të tij. Maks Brod shkruan për të: "Hamlet është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës".
Në këtë Udhërrëfyes të plotë do të gjeni:Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të...
Në këtë vepër janë përmbledhur të gjithë autorët shqiptarë që kanë shkruar për estetikën, që nga De Rada, Konica, Fishta, Koliqi dhe deri në ditët tona. Ky tekst iu shërben të gjithë studentëve të letërsisë, arteve, por edhe të pasionuarve pas estetikës
Romani është një përgjigje e mënyrave se si mbahej gjallë sistemi diktatorial në Shqipëri, cilat ishin dilemat dhe pse-të që e çonin qenien në zgrip ekzistencial. Ai shndërrohet kështu në një dëshmi letrare, nëpërmjet së cilës zbulohen tronditjet psikologjike, misteret, hakmarrjet dhe metodat e përdorura për tjetërsimin e njeriut në diktaturë.
... Ari i rremë" është historia e një edukimi sensual, portreti i një brezi dhe rrëfimi i një dështimi. Nëse libri i Maro Doukës pati një sukses të tillë në Greqi sapo u botua dhe mbeti ende një vepër e rëndësishme, kjo ndodh se një brez i tërë identifikohet me të..." Fucille Farnoux, "Le Monde"
Studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).
Në plot 15 kapitujt koncizë të këtij vëllimi, Juha Varto, i konsideruar si një nga filozofët më të rëndësishëm finlandezë, jep detaje interesante rreth gjithçkaje që lidhet me estetikën, artin, bukurinë, filozofinë, muzikën etj. Një libër me vlerë dhe shumë i çmuar jo vetëm për çdo pedagog apo student, por edhe për çdo lexues kureshtar që do të mësojë më...
Një guidë praktike për shëndetin e zemrës dhe trajtimin kirurgjikal.
Nga brunch - i te dreka e Krishtlindjeve, nga dasma te pikniku, nga pritjet e thjeshta te mbrëmjet me vallëzim, shumë këshilla të vlefshme për mënyrën më të mirë për të pritur miq dhe të ftuar në botën e shekullit 21.
Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...
Çajupi është poeti i Atdheut dhe i të mërguarve, i të dashuruarve dhe të rebeluarve, poeti i shpirtit të lirë njerëzor.