New Reduced price! Pandashmerisht Meriyll View larger

Pandashmerisht Meriyll

Viktor Canosinaj MRE0075

New product

Përshkrim i shkurtër

Per te gjithe lexuesit qe kane kujtime te bukura me romanin Meriyll, autori ka vendosur qe te vijoje historine e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, ne kohe tjeter dhe rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë. Libri hidhet ne qarkullim qe nga data 30 gusht por lexuesit mund ta bejne porosi qe tani, permes Bukinist.al

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dyrrah
ISBN9789928453198

920 Lekë

-8%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

8 other products in the same category:

More info

Ky libër është vazhdim i romanit për adoleshentë “Meriyll” dhe ngjarjet zhvillohen ndërkohë që personazhet kryesore, Meri dhe Sidi janë në moshën madhore; pra është një libër për moshën mbi 18-vjeç. Jetojmë në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë materialiste, hipokrite dhe egoiste, në një shoqëri gjithnjë e më pak humane, ku dashuria e vërtetë po humbet sinqeritetin, romantizmin dhe idealizmin, ku ajo ka gjithnjë e më pak vlerë, është bërë një lojë ku njerëzit përdoren dhe braktisen pa asnjë konsideratë për ndjenjat e tjetrit; njerëzit po humbin respektin për veten dhe për të tjerët.

Në këto kohë të turbullta dashuria e Merit dhe Sidit shkon kundër rrymës duke kapërcyer grackën e frikshme të një lirie mashtruese dhe gënjeshtare, duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, si respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin.

 

SHËNIM I AUTORIT

Të nderuar lexues kudo që ndodheni, libri që po merrni në duar është një vazhdim i romanit “Meriyll”, botuar për herë të parë në vitin 2000. Që nga botimi i tij kanë qenë me qindra lexuesit që më kanë pyetur a do të kishte vazhdim romani “Meriyll”, madje shumë prej tyre më kanë kërkuar të shkruaja për jetën e ardhshme të Merit dhe Sidit. Duhet të kalonin shumë vite që unë të bindesha se një vazhdim i jetës së dy personazheve tepër të dashur për lexuesit duhej shkruar. Jam përpjekur të bëj më të mirën time me këtë libër. Ju uroj lexim të këndshëm dhe mbetem në pritje për ndonjë vërejtje apo këshillë letrare nga ana juaj!

Me shumë respekt

Viktor

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928453198
Published year2024
Vendodhja e botimitDurrës
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë