Elena Ferrante PE0139
New product
Një roman përpirës, rrëzëllitës, i jashtëzakonshëm, pjesë e një sage epike, mbi absurditetin, kompleksitetin dhe bukurinë e qenies njerëzore. Pas “Mikesha gjeniale”, nuk ka arsye të mos e lexosh menjëherë vazhdimin e kësaj sage me “Mbiemri i ri”......
489 Items
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928228949 | |
“Mbiemri i ri” është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila fillon me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm, “Mikesha gjeniale”. Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën është njohur e shoqëruar që në klasë të parë.
Lina Çerulo, e sapomartuar, është tashmë një grua në grackë, e tradhtuar, e poshtëruar, e njëkohësisht e paharrueshme për lexuesit, si një Bovari moderne. Lagjja e varfër dhe e ndotur ku ajo dhe Elena janë rritur bëhet një prani gjithnjë e më e dhunshme, një personazh në një sagë që drithëron me personazhet plot jetë e vërtetësi.
Libri i dytë fillon me martesën e Linës në moshën 16-vjeçare. Në disa skena të hershme e tronditëse, mësojmë se si Lina shndërrohet në Zonjën Karraçi, përmes dhunës e mashtrimit. Fillimisht, Elena mendon se “statusi i bashkëshortes e kishte mbyllur në njëlloj ene të qelqtë”. Më pas, kur burgimi i saj bëhet i qartë, ajo vëren se si gratë e lagjes “hiqeshin zvarrë eshkë të thata, sy e faqe zgavruara, ose më vithet e gjera, noçkat e këmbëve të buhavitura, gjokset e rënda, torbat e pazarit, vocërrakët që u vareshin pas fundeve dhe që u kërkonin t’i merrnin hopa.” Ajo pyet veten se “Kur zinte fill vallë ai shndërrim? Me punët e shtëpisë? Me barrën? Me dajakun?”
“Mbiemri i ri” i referohet shndërrimit të Linës në zonjën Karraçi, por jo vetëm. Siç ndodh rëndom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenës dhe zgjedhjeve të jetës së saj, fort të ndryshuar, larg qytetit të lindjes.
Kompromiseve që do të bëjë për të ruajtur një status të ri, aq fort të kërkuar e të ëndërruar, sakrificave shpirtërore që do t'i kërkohen si flijim i ruajtjes së sekreteve e njëkohësisht edhe pamjaftueshmërisë së brendshme që do ta shtyjë gjithmonë drejt Linës, në një ekuilibër rrëqethëses rolesh e modelesh, nga të cilat duket se asnjë nga personazhet nuk mund të çlirohet. Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Thanë rreth librit
Elena Ferrante është një nga romancieret më të mëdha të kohës sonë!
- The New York Times Book Review
Lexoni gjithçka nga Elena Ferrante.
- The Boston Globe
Saga napolitane nuk është një ndër veprat e para të Ferrante-s. [...] Por ajo është vërtet ndryshe, i përket një rendi artistik krejt tjetër. Nganjëherë ndodh një gjë e tillë: një shkrimtar punon në mënyrë të zellshme e të qëndrueshme për ca kohë dhe pastaj, ndodh njëfarë kapërcimi drejt së jashtëzakonshmes.
[...] Duhet të jemi mirënjohës. Kur kjo epope, kaq e populluar, të mbyllet, ne lexuesve do të na mbetet ajo shije që presim më me ëndje nga proza letrare: një botë e mbushur plot jetë.
- New Republic
Romanet e saj janë personale, në mënyrë intensive dhe të dhunshme, dhe për këto arsye duket sikur i joshin lexuesit duke tundur ca çelësa tringëllues, të vetmit që mund të çelin rrëfime sekrete.
- The New Yorker
Aftësia e Ferrantes për të rikrijuar vetë jetën rrjedh sa nga ritmi i qetë, i shtruar i penës së saj, po aq edhe nga njerëzit dhe ngjarjet që përshkruan.
- The New York Times Book Review
Ta mbushësh prozën me energjinë e patretur të jetës, ta bësh atë jo thjesht “ca fjalë mbi një letër”, por një forcë rrënjësore, është një arritje artistike madhore, më e vlefshme se çdo lloj fjalie e bukur: Ferrante e ka bërë këtë.
- The Financial Times
Shumë më i gjallë dhe tronditës se libri i parë [...] i vetmi libër që më ka bërë të bërtas me të madhe për diçka që kam lexuar në rrëfimin e tij...
- The Guardian
[...] i kthjellët, i ndershëm, ku ndodhitë, ndodhitë e zakonshme të jetës, janë jashtëzakonisht tërheqëse në lexim.
- The Times Literary Supplement
Këta libra kanë gjak, vrasjesh dhe menstruacionesh, si edhe lot dhe djersë. Burrat përdorin dhunën kundër grave, dhe gratë kundër burrave. Gratë tradhtohen e tradhtojnë, vetveten dhe të tjerët. Në gjithë shkrimet e Ferrantes ka edhe shumë seks të egër, shpesh joromantik. Do të ishte e saktë, megjithëse ndoshta thjeshtëzuese, t'i quaja këta libra feministë. Mjafton të thuash që sjellin një hulumtim dhe një intensitet të rrallë në letërsinë bashkëkohore, apo në çfarëdolloj letërsie, të eksplorimit intim, shpesh plot me detaje të dhimbshme, të përjetimit tërësor të të qenit femër, dhe në romanet napolitane, të kompleksitetit të thellë të miqësisë femërore.
- The New York Review of Books
Saga është shkruar sipas një gjuhe letrare tradicionale, por është njëkohësisht e freskët në tërësinë e saj; u jep lexuesve, jo vetëm atë që duan, por diçka më shumë, diçka që as nuk e dinin se e dëshironin kaq dëshpërimisht. Historia, e cila shpaloset në 60 vjet rrëfim, është dramatike dhe e vendosur në një botë jashtëzakonisht të gjallë. Dy vajzat jetojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndëshash dashurie dhe çrregullimesh politike; ato janë dy personazhe të paharrueshme sipas traditës së madhe të romanit të shekullit të XIX. E megjithatë është aftësia e Ferrante-s për të na paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtyre librave një fuqi të papërmbajtshme....
- The Economist
Librat e Ferrante-s janë kthyer në njëfarë fiksimi letrar, sidomos midis grave, të cilat ndiejnë në shkrimet e saj një përkim emocional kaq të afërt me përjetimet e tyre, sa u duket sikur i kanë shkruar vetë.
- The Financial Times
Saga napolitane është një histori klasash, përveçse gjinish; [...] Ferrante ofron një portret të gjallë e të saktë të asaj që mbetet nga ndjenjat (irracionale) të pamjaftueshmërisë, të cilat përndjekin njerëzit që ia nisin nga hiçi. Si trillim, këta libra janë njëkohësisht dhe thellësisht realistë dhe çuditërish intimë.
- The Guardian
Motoja e këtyre librave mund të ishte “Asgjë nga vetja nuk mund të harrohet”: në botën e Ferrante-s, asnjë personazh nuk i shpëton dot së kaluarës së tij.
- The Guardian
Kur lexoj sagën napolitane, kuptoj që nuk dua të ndaloj kurrë. Bezdisem nga çdolloj pengese (puna, të njohurit që më përshëndesin në metro) që kërcënon të më ndajë nga librat. Mbaj zi për ndarjet (edhe një vit pritje për romanin e ardhshëm, si do t’ia bëj?). Një dëshirë e pangopur më shtyn për të vazhduar.
- The New Yorker
Ferrante shkruan me ngut të egër, intim, një lloj kremtimi i zemërimit. Ferrante është tmerrësisht e zonja me zemërimin, një lloj shumë specifik tërbimi që ushqehet nga gratë, të cilave shpesh nuk u lejohet ta shprehin. Ndodh të zemërohemi për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, qoftë si bashkëshorte, bija, nëna apo mikesha, dhe unë nuk arrij të gjej asnjë grua tjetër që ta përshkruajë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë dhe madhështore këtë lloj tërbimi, me një qëndrim të patrembur e guximdhënës në kërkim të furisë.
- The San Francisco Chronicle
Fragmente nga libri
1) Mësuesja kishte ndryshuar pamje, zë, gjithçka, përveç syve dhe tonit të ashpër, njëlloj si atëherë kur i drejtonte një pyetje nga katedra. Atëherë edhe ajo tregoi se kishte ndryshuar, iu përgjigj pa takt dhe tërë agresivitet:
̶ Titullohet Uliksi.
̶ Flet për Odisenë?
̶ Jo, flet sesa e rëndomtë është jeta e sotme. ... Thotë që e kemi kokën plot me marrëzi. Që jemi mish, gjak dhe kocka. Që njerëzit njëlloj janë. Që duam vetëm të hamë, të pimë, të pallohemi. Mësuesja e qortoi si në shkollë për këtë fjalë të fundit dhe Lila i bëri ballë pa iu skuqur faqja, qeshi, aq sa plaka u ngrys edhe më shumë, e pyeti si ishte libri.
Ajo i tha se ishte i vështirë dhe nuk i kuptonte të gjitha. ...
̶ Mos lexo libra që nuk i kupton, të bën keq.
̶ Ka plot gjëra që të bëjnë keq.
2) I vetmi organizëm gruaje që kisha studiuar me shqetësim përherë në rritje ishte ai rrangallë e shqepues i sime mëje, dhe vetëm ai imazh më cyste, më kërcënonte, më trembte sa herë i imponohej befas timit. Kurse tani m’u shfaqën fare kthjellët nënat e familjeve të lagjes. Ishin nervoze, ishin qejfpaprishura. Heshtnin buzështrënguara e supekërrusura, ose u çirreshin me sharje të rënda bijve që u hanin shpirtin. Hiqeshin zvarrë eshkë të thata, sy e faqe zgavruara, ose më vithet e gjera, noçkat e këmbëve të buhavitura, gjokset e rënda, torbat e pazarit, vocërrakët që u vareshin pas fundeve dhe që u kërkonin t’i merrnin hopa. Dhe, Zot i madh, ishin vetëm dhjetë a njëzet vjet më të mëdha se unë. E megjithatë, dukeshin që u qenë bjerrë tiparet femërore, aq të çmuara për ne vajzat dhe që aq fort i spikatnim me veshje e tualet. Ishin ngrënë nga trupi i bashkëshortëve, etërve, vëllezërve, të cilëve përfundonin t’u ngjasonin përherë e më shumë, nga mundimet apo trokitja e pleqërisë, sëmundjes. Kur zinte fill vallë ai shndërrim? Me punët e shtëpisë? Me barrën?
Me dajakun?
3) ... në botë s’kishte asgjë për të fituar, që jeta e saj ishte plot aventura gjithfarëshe dhe kuturisëse po aq sa e imja, që koha thjesht rridhte në punë të vet, dhe ishte këndshëm të shiheshim hera-herës për të ndier tingullin e çartur të trurit të njërës të kumbonte brenda tingullit të çartur të trurit të tjetrës.
pages | 490 |
ISBN | 9789928228949 |
Published year | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 14x21 |
Përkthyesi | Agim Doksani |
Roman | Sagë&Histori |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
Një libër që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës, një libër që nuk duhet lënë t’ju ikë pa e njohur. Autorja e këtij romani Mikesha Gjeniale, Elena Ferrante, konsiderohet si shkrimtarja bashkëkohore më me ndikim në letërsinë e ditëve tona
“Kjo është një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.” Tashmë vjen në shqip edhe vëllimi i tretë i Sagës Napoletane
"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona: Një histori që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës. Autorja e kësaj sage të përkthyer në 40 vende të...
Elena Ferrante e zhyt bisturinë e saj mes hipokrizive të borgjezisë moderne, nxjerr në pah mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin njerëzit për të përligjur veprimet e veta.