Idlir Azizi BPS0065
New product
Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man’s land mes dy vendeve. Por me kalimin e kohës, nga problemi vetjak ai nis përsiatjet mbi fasadën e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës. E pastaj mbi problemet e Ballkanit, mbi kulturën e harruar e të neglizhuar ballkanike.
9 Items
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
| ISBN | 9789928185488 | |
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 96 |
| ISBN | 9789928185488 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Kjo shëmtia që është mbeturinë nga para nëntëdhjetës, kjo shëmtia pa kategori, domethënë që nuk është as e kundërta fare e bukurisë, e kupton, një shëmti e monizmit apo ku di unë, po që vetëm në demokraci bëhet e dukshme, kjo shëmtia që mezi e ka pritur një demokraci, që ka pritur vetëm një sistem tjetër nga ai ku është kultivuar që të dalë në pah, që të...
Gjithmonë i referohem Shqipërisë post-komuniste. Edhe kur mund të shkruaj diçka për regjimin e mëparshëm, u referohem fenomeneve që ndodhin sot. Megjithatë, nuk pretendoj të jem as sociolog, as filozof mirëfilli. Mendoj që mënyra ime e të shkruarit shkon në drejtimin e ligjërimit filozofik, me konotacione sociologjike herë pas here, por gjithsesi mbetet...
Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post tranzicionit.
Termi "Shekspirotët" bën lidhjen mes nesh dhe veprës së Shekspirit, veçanërisht ato që dramaturgu i ka vendosur në Ilirinë e dikurshme. E prapë këto nuk janë tregime sociale. Ato vizatojnë një popullatë paralele me tonën; janë personazhe të sotme, por që udhëtojnë nëpër peizazhin shekspirian.
Kjo dramë narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Ky tekst është inskenuar në vitin 2018 në Teatrin Dodona – Prishtinë, me regji të Alban Beqiraj. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një...