Witold Gombrowicz BPS0153
New product
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
| ISBN | 9789928373076 | |
Më 1939 Gombrowicz-i udhëtoi me anije nga Europa drejt Argjentinës, për të marrë pjesë në një ngjarje kulturore në gjirin e bashkësisë së konsoliduar polake në Buenos Aires.
Pak javë pas nisjes, në atdheun e tij shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, e cila e zuri në grackë në një atdhe të ri.
Ky është boshti "gjysmë autobiografik" i fabulës së romanit "Transatlantiku". Vitoldi përballet me mërgatën e bashkatdhetarëve të tij në një situatë ekstreme. Pasojnë një sërë aventurash rokamboleske dhe plotësisht absurde: një zdërhallje deri në agim, një duel, punësimi grotesk pranë një firme, e të tjera, e të tjera.
| ISBN | 9789928373076 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Ekstravagant, brilant, turbullues, i guximshëm, për të qeshur, i mrekullueshëm... rroftë tallja e tij sublime.
Tek kritika e ekzistencializmit gjejmë tashmë të gjithë kritikën që Gombroëicz derdh në periudhën e fundit të jetës së vet, mbi lëvrimin e filozofisë tradicionale: sipas tij, filozofia nuk mund të jetë diçka e gjallë dhe njëkohësisht të shpjegojë jetën.