Aziatike çmendurisht të pasur View larger

Aziatike cmendurisht te pasur

Kevin Kwan BOT0317

New product

Përshkrim i shkurtër

"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

More details

12 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN978-9928-00325-6

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages480
ISBN978-9928-00325-6
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Langore
I ri1