Elena Ferrante PE0083
New product
Një libër që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës, një libër që nuk duhet lënë t’ju ikë pa e njohur. Autorja e këtij romani Mikesha Gjeniale, Elena Ferrante, konsiderohet si shkrimtarja bashkëkohore më me ndikim në letërsinë e ditëve tona
834 Items
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928228307 | |
Viti i botimit | 2016 | |
Rreth librit
Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr.
Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, I cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt I historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshe e padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për të vënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.
Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Rreth librit
Elena Ferrante është një nga romancieret më të mëdha të kohës sonë!
The New York Times Book Review
Zëri i saj është i zjarrtë, horizonti i saj gjithëpërfshirës dhe vështrimi i saj ngurtësues...Në këto romane të guximshme, të mrekullueshme, të pashtershme, Ferrante gjurmon lidhjet e thella midis të jashtmes dhe të brendshmes, midis politikes dhe familjares. Tashmë, kjo është mënyra e re e jetesës, një mënyrë për të cilën kemi nevojë dhe që është rrëfyer shkëlqyeshëm nga një grua.
The New York Times Book Review
Te Elena dhe Lila, gruaja moderne e Ferrantes është e ndarë në dysh, ka dy fytyra; ndërkohë që në veprat e tjera të saj, gruaja flet dhe përleshet me vetveten, saga napolitane mishëron dhe letrarizon këto beteja politike për të treguar kompleksitetin e tyre pothuajse të pakapërcyeshëm. Elena është gruaja që druan se arritjet dhe sukseset e saj, megjithëse në dukje ngjajnë si fitore të pavarësisë feministe, në të vërtetë janë fryt i një skllavërimi të vazhdueshëm e të nëndhshëm ndaj vlerave patriarkale. Lila është potenciali femëror I pashkruar, i pashprehur, një shëmbëllim më kokëfortë i asaj që Virginia Ëoolf ka quajtur “motra e Shekspirit”. Teksa dy vajzat rriten, frika që përndjek Elenën gjatë gjithë jetë së saj, që Lila, megjithëse nuk ka lënë asnjë shenjë në botë, është në fakt më e zonja, kafshon edhe më thellë drejt e në rrënjët e identitetit femëror: vazhdimësisë, qëndrueshmërisë, aftësisë për t'u kujdesur për të tjerët...
... Gruaja që nuk e ka treguar veten sipas njësive matëse standarde të arritjes, dyshon se ka një shkëlqim të fshehtë brenda vetes; kurse gruaja e realizuar, ajo që mund të tregojë diçka për sukseset e saj, ka frikë se nuk shkëlqen.
The New York Times
Elena Ferrante është ndoshta shkrimtarja bashkëkohore më e mirë, së cilës keni për t’ia dëgjuar zërin shumë shpejt. Autorja italiane ka shkruar gjashtë romane tejet të lavdëruara. Por ajo shkruan me pseudonim dhe nuk do që emri i saj i vërtetë të konsumohet publikisht. Edhe personazhet e saj sfidojnë të zakonshmen... Proza e saj është si kristali dhe rrëfi mi është thellësisht sa i sinqertë, aq edhe tërheqës.
The Economist
Saga është shkruar sipas një gjuhe letrare tradicionale, por është njëkohësisht e freskët në tërësinë e saj; u jep lexuesve, jo vetëm atë që duan, por diçka më shumë, diçka që as nuk e dinin se e dëshironin kaq dëshpërimisht. Historia, e cila shpaloset në 60 vjet rrëfim, është dramatike dhe e vendosur në një botë jashtëzakonisht të gjallë. Dy vajzat jetojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndëshash dashurie dhe çrregullimesh politike; ato janë dy personazhe të paharrueshme sipas traditës së madhe të romanit të shekullit të XIX. E megjithatë është aftësia e Ferrantes për të na paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtyre librave një fuqi të papërmbajtshme....
The Economist
Ky është një roman mbi miqësinë midis grave, një roman që zbulon admirimin dhe zilinë, konkurrencën dhe vetësabotimin, emocione që shumë gra i përjetojnë, por pa folur kurrë për to. Natyrisht që kjo lidhje e koklavitur, përvëluese motërzash nuk shfaqet për herë të parë në letërsinë perëndimore, por këtu ajo fiton një fuqi më të madhe, duke nderuar mbijetesën e grave në vend të vetëvrasjeve apo shpëtimit bashkëshortor, që qëndron në themel të Bildungsromaneve të shkrimtarëve meshkuj si Tolstoi apo Floberi. Misogjinia nuk përjetohet në të njëjtën mënyrë gjithandej, e megjithatë Znj. Ferrante artikulon njëfarë mërie femërore e cila, shumë lexuesve, meshkuj dhe femra, u duket universale....
The Economist
..., Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, të cilit lexuesit i kërkojnë me ngulm librin e ardhshëm.
The Economist
Librat e Ferrantes janë kthyer në njëfarë fiksimi letrar, sidomos midis grave, të cilat ndiejnë në shkrimet e saj një përkim emocional kaq të afërt me përjetimet e tyre, sa u duket sikur i kanë shkruar vetë.
The Financial Times
Unë e lexova “Mikesha gjeniale”, librin e parë të trilogjisë që u bë tetralogji të Elena Ferrantes, me të njëjtën kënaqësi që ndieja për librat kur isha fëmijë. Tërësisht e zhytur, lexova me nxitim, dhe u ndjeva sikur Ferrante ta kishte shkruar historinë pikërisht për mua.
The Financial Times
Politika dhe feminizmi janë tematika të mëdha, por lexuesit zakonisht nuk tërhiqen prej tyre me entuziasmin e një nëntë-vjeçari. Vetëm zemra e njeriut mund të bëjë diçka të tillë: shfaqja thelbësisht e sinqertë e rrjetës së ndërlikuar që është dashuria, dëshira, urrejtja, cmira, dhembshuria dhe vuajtja e që lidh njerëzit gjatë një jete të tërë. Në fund të fundit, përtej ambicjes së jashtëzakonshme dhe rrëmbimit të ngjarjeve që bën jehonë nëpër faqe me shpejtësi këputëse, gjithmonë e më të madhe, Ferrante e ka ndërtuar kryeveprën e saj si një histori dashurie të thjeshtë.
The Financial Times
Romanet e Napolit janë një histori klasash, përveçse gjinish; [...] Ferrante ofron një portret të gjallë e të saktë të asaj që mbetet nga ndjenjat (irracionale) të pamjaftueshmërisë , të cilat përndjekin njerëzit që ia nisin nga hiçi. Si trillim, këta libra janë njëkohësisht dhe thellësisht realistë dhe çuditërish intimë.
The Guardian
Motoja e këtyre librave mund të ishte “Asgjë nga vetja nuk mund të harrohet”: në botën e Ferrantes, asnjë personazh nuk i shpëton dot së kaluarës së tij.
The Guardian
Pjesërisht për arsye se veprat e saj përshkruajnë përjetime shtëpiake, siç janë xhelozia e fortë seksuale apo forma të tjera të turpit, të cilat janë më pak të eksploruara në letërsi, reputacioni i Ferrantes po lartësohet, sidomos midis grave (Zadie Smith, Mona Simpson dhe Jhumpa Lahiri janë fanse). Shkrimi I saj ka një intimitet të fuqishëm, sikur personazhet e saj, duke përdorur fjalët e Ralph Ëaldo Emerson, të ishin lentet nëpërmjet të cilave të lexonim mendjen tonë....
The Guardian
Këto libra kanë gjak, vrasjesh dhe menstruacionesh, si edhe lot dhe djersë. Burrat përdorin dhunën kundër grave, dhe gratë kundër burrave. Gratë tradhëtohen e tradhëtojnë, vetveten dhe të tjerët. Në gjithë shkrimet e Ferrantes ka edhe shumë seks të egër, shpesh joromantik. Do të ishte e saktë, megjithëse ndoshta thjeshtëzuese, t'i quaja këta libra feministë. Mjafton të thuash që sjellin një hulumtim dhe një intensitet të rrallë në letërsinë bashkëkohore, apo në çfarëdolloj letërsie, të ekplorimit intim, shpesh plot me detaje të dhimbshme, të përjetimit tërësor të të qenit femër, dhe në romanet napolitane, të kompleksitetit të thellë të miqësisë femërore.
The New York Review of Books
Saga napolitane, në thelb, ka të bëjë me dijen dhe njohuritë, mundësitë dhe caqet e tyre, njohuritë intelektuale, seksuale dhe politike. Ç’lloj njohurish duhen për të mbijetuar në këtë botë? Si mund t’i arrijmë ato? Si na ndryshojnë, na plagosin dhe na fuqizojnë, shpesh njëkohësisht ato? Çfarë do të donim të dinim dhe çfarë do të donim të mos mësonim kurrë? Çfarë kontrollojmë? Çfarë na kontrollon?
The New York Review of Books
Kur lexoj sagën napolitane, kuptoj që nuk dua të ndaloj kurrë. Bezdisem nga çdo lloj pengese (puna, të njohurit që më përshëndesin në metro) që kërcënon të më ndajë nga librat. Mbaj zi për ndarjet (edhe një vit pritje për romanin e ardhshëm, si do t’ia bëj?). Një dëshirë e pangopur më shtyn për të vazhduar.
The New Yorker
Do të ishte e vështirë të gjendej një portret më i vërtetë se ai i miqësisë mes dy grave në sagën napolitane të Ferrantes, e cila merr udhë në vitet pesëdhjetë të shekullit XXI, duke rrëfyer një histori të vetme që ka fuqinë pushtuese të një miti zanafille.
Vogue
Ferrante shkruan me ngut të egër, intim, një lloj kremtimi i zemërimit. Ferrante është tmerrësisht e zonja me zemërimin, një lloj shumë specifik tërbimi që ushqehet nga gratë, të cilave shpesh nuk u lejohet ta shprehin.
Ndodh të zemërohemi për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, qoftë si bashkëshorte, bija, nëna apo mikesha, dhe unë nuk arrij të gjej asnjë grua tjetër që ta përshkruajë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë dhe madhështore këtë lloj tërbimi, me një qëndrim të patrembur e guximdhënës në kërkim të furisë.
The San Francisco Chronicle
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 384 |
ISBN | 9789928228307 |
Viti i botimit | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Albana Nexhipi |
Roman | Sagë&Histori |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një libër i cili kryesisht u dedikohet departamenteve studimore të muzikologjisë. Lexuesit, përmes saj, do të mësojnë të ndërtojnë analiza të plota harmonike dhe formale të muzikës, të nxjerra nga veprat instrumentale të Haydn, Mozart e Beethoven. Libri ilustrohet me mjaft shembuj muzikorë të shënuar për secilën temë të mbuluar.
Kjo vepër bën përmbledhjen në formë atlasi të tërë njohurisë për kulturën dhe qytetërimin islam. Në të përshkruhen botëkuptimi i Islamit, besimi, traditat, institucionet dhe rrënjët që Islami ka lëshuar brenda kulturave të tjera. Kjo vepër e pasuruar me ilustrime, tabela dhe harta paraqet sferat e shumta të jetës, si: adhurimet e përditshme të...
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepërmonumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi & Psikologji e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra Tevilatul-Kuran e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me mendimet...
Një libër që regjistron reflektime personale të autorit mbi çështjen e Kosovës nga okupimi serb e deri tek administrimi ndërkombëtar dhe evidenton probleme dhe paqartësi që lidhen me shtendërtimin. Esetë e përfshira në këtë libër hedhin dritë mbi ngjarjet, interesat dhe pozicionet e aktorëve politikë që e kanë formësuar rrugëtimin shtetndërtues në Kosovë.
Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
Një roman përpirës, rrëzëllitës, i jashtëzakonshëm, pjesë e një sage epike, mbi absurditetin, kompleksitetin dhe bukurinë e qenies njerëzore. Pas “Mikesha gjeniale”, nuk ka arsye të mos e lexosh menjëherë vazhdimin e kësaj sage me “Mbiemri i ri”......
“Kjo është një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.” Tashmë vjen në shqip edhe vëllimi i tretë i Sagës Napoletane
"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona: Një histori që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës. Autorja e kësaj sage të përkthyer në 40 vende të...
Elena Ferrante e zhyt bisturinë e saj mes hipokrizive të borgjezisë moderne, nxjerr në pah mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin njerëzit për të përligjur veprimet e veta.