Legjendat më të bukura të mitologjisë – Volumi 1 View larger

Legjendat me te bukura te mitologjise – Volumi 1

Arian Leka BPO0029

New product

Përshkrim i shkurtër

Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan, përpjekjet e njerëzve për të shpjeguar botën, përjetimet tona, gjurmët që nuk u shlyen dot nga koha, ndryshimet në shoqëri dhe në natyrë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230119

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një hyrje e shkurtër

Nuk ka qenë shumë e këndshme dhe as shumë e njerëzishme ajo që ofrohet përmes mitologjisë. Që në krye përballemi me luftën dhe me vrasjet. Në vend të perëndive të pavdekshme dhe heronjve dashamirës, ndeshim një baba si Kronosi, hyjni për nga zanafilla, që gëlltit bijtë pa më të voglën mëdyshje dhe krejt pa mëshirë. Më tej, teksa ndjekim rrjedhën e rrëfimeve, ndeshim një mbret si Minosi, me prindër-perëndi, që urdhëron ndërtimin e labirintit, ku mes të tjerëve burgos edhe arkitektin që e projektoi atë, dhe që për t’u arratisur iu desh të ndërmerrte rrugën më të pamundur.

Prej këtej vrasjet zbresin edhe mes njerëzve të zakonshëm, por të veshur me pushtet. Një grua, mbretëreshë,si Klitemnestra, që synon të vrasë bashkëshortin, dhe e vret atë në bashkëpunim me të dashurin e saj. Kjo vrasje vë në lëvizje mekanizmin e krimeve të tjera.

Djali i saj, Oresti, përbetohet të vrasë nënën që u vrau babanë. Lexojmë edhe sesi një bijë, një princeshë si Medea, tradhton të atin dhe vendin e saj, ndihmon kundërshtarin për shkak të dashurisë. Kështu fillon historia jonë. Magjepsëse, përsa i takon fantazisë,por e mbushur me kobe dhe gjëma.

Prej këtej merr udhë një vazhdë e gjatë ndëshkimesh dhe përndjekjesh, shkaktuar nga zemërimi i perëndive. Më shumë sesa të gjykonin të pabindurit, ata deshën të tmerronin të tjerët, ata që mund t’u shkonte ndërmend ngritja krye. Të gjithë ndëshkohen. Askush prej hyjnive nuk vdes. Dënimet janë të përjetshme, siç ishin të përjetshëm edhe hyjnitë. Por dënimet ishin dhe sprova, që duheshin kapërcyer. Një pjesë e tyre na duken ndëshkime të drejta, pasi është ndëshkuar e keqja dhe mizoritë. Ndërkohë që mes atyre vendimeve ka që janë dhënë me padrejtësi, duke shkaktuar vuajtje dhe dhimbje. Sidoqoftë, dhuna fshihet bukur brenda bukurisë hyjnore, në rininë e përhershme dhe përjetësinë, siç fshihet shpata brenda millit të punuar dhe larë me ar. Perënditë dhe si heronjtë frymëzues nuk kanë qenë kurrë krejtësisht të tillë. I kemi vështruar përmes admirimit, u kemi çmuar vetëm virtytet, por jo dobësitë. Ndaj na duket sikur perënditë, heronjtë dhe mbretërit e dikurshëm ngjajnë me ne, njerëzit e sotëm. Na duket sikur lexojmë përmbledhjen e kronikës së zezë nga bota.

Shumë dhunë. Fare pak dashuri dhe mirëkuptim. Besim dhe zhgënjim. Pak gjë, në këtë pikëpamje, duket se ka ndryshuar edhe në kohën tonë. Zotat e dikurshëm, njëlloj si të pushtetshmit e sotëm, nuk kanë asgjë të mbinatyrshme, që mund të ishte e denjë për hyjnizim, që t’u përgjëroheshim e të ulnim kryet gjithë nderim. Më mitologjinë e djeshme dhe të sotme ata janë përdorur si metafora, për të shprehur në një mënyrë të figurshme herë gjendjen siç ajo ishte, dhe herë për të fshehur përmes kësaj gjuhe frikën dhe mungesën e guximit tonë. Përpjekje të zbehta për të zgjedhur rrugën e duhur, mundime dhe shpagë e lartë për t’iu larguar keqdashjes dhe nëpërkëmbjes, për të kufizuar pushtetin e fuqiplotëve dhe për t’ia zgjeruar njeriut lirinë. Dashuria nuk mungon, ajo shfaqet në forma të ndryshme, ku më e dukshmja është ajo e riprodhimit, krijimit të një lidhjeje dhe si një sakrifikim. Pasionet shfaqen më vonë.

Pas miteve të thurur bukur është historia e vrazhdë e dikujt, me emrin Promete, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit. Në veprat e Eskilit dhe Miltonit shkruhet se e lidhën me zinxhirë mbi shkëmb, prej nga shqiponja e mundonte çdo ditë, duke i shqyer mishin dhe duke ia copëtuar me sqep e me kthetra mëlçinë. Por dikush tjetër, për ta demistifikuar dhe për t’iu qasur të vërtetës në një tjetër mënyrë, ka shkruar se përtej madhështisë, duhet të shtojmë se bamirësi i njerëzimit ishte gjithashtu edhe vjedhës, mashtrues dhe besëpakë.

Tradhtoi llojin të cilit i përkiste, titanët, për t’i ndenjur pranë njeriut. I njëjti zot-ndëshkues, dënon një titan të fuqishëm dhe të ditur, Atlasin, që njihte lundrimin dhe astronominë. Për shkak të kryengritjes dhe mosbindjes, ai u dënua të mbante përjetësisht mbi supet e tij sferën qiellore. Ka autorë që gjejnë te kjo figurë fajtorin që ndaloi Tokën dhe Qiellin të takoheshin, duke i mbajtur përjetësisht larg. Kanë shkruar edhe se ai nuk ishte aspak mikpritës, nuk u jepte strehë udhëtarëve dhe pengonte çdokënd të merrte mollët e arta, për të cilat kujdeseshin bijat e tij. Një tjetër personazh mitik, mbret në Korintin e një herë e një kohe, i pandehur për mashtrim, u dënua të shtynte pafundësisht një gur deri në majën e malit të pjerrët. Prej aty guri rrokullisej poshtë sërish, duke ia bërë mbretit Sizif të pafrytshme përpjekjet dhe të pafundmë mundimin.

Por thuhej, gjithashtu, edhe se ky mbret ra viktimë e zilisë, pasi zgjuarsia e tij filloi t’ia kalonte zgjuarsisë së kryezotit dhe kjo, me sa duket, ka qenë dhe mbetet diçka që të rrezikon. Dikush e interpretoi mundimin e tij si shfaqje të pakuptimësisë. Një tjetër e pa këtë përpjekje si çuarje dëm e dhuntive për të kapur majat dhe për t’i lëshuar më pas ato në greminë, gjë që e bën heroizmin të duket absurd. Nga sa duket pra, mitet kanë nevojë, dhe mbeten përherë të hapura për riinterpretim.

Pas këtyre pamjeve mund të pyesim nëse njerëzit e dikurshëm, i nderonin vërtet apo i kishin frikë hyjnitë e tyre? A kishin ato perëndi diçka për t’u adhuruar, kur përmes mitologjisë na shfaqen si vrasës, vjedhës dhe dhunues? A kishin qenë ndonjëherë të lumtur heronjtë dhe perënditë? Kur mëson mbi jetën e tyre, rreth fëmijërive të palumtura, rritjes larg prindërve dhe në arrati, vëren se nuk ka shumë për t’u pasur zili në jetën e tyre, ashtu siç ata na shfaqen përmes miteve. Po përse duhet ta lexojmë mitologjinë sot? Përse duhet të mësojmë emrat, cilësitë dhe jetën e atyre perëndive, sidomos kur sundimi dhe pushtetit i tyre ka rënë? A është e mjaftueshme të themi se të parat ishin mitet, se mitet kanë ekzistuar përpara artit, përpara letërsisë, përpara fesë, përpara filozofisë, përpara shkencës dhe teknologjisë? Mitet i lexojmë sërish për të gjetur aty përgjigje, për të shpjeguar atë që ka qenë dhe mbetet universale tek njeriu, atë që gjendet në të gjitha kulturat, në formën e arketipeve, tek ëndrrat dhe makthet tona. Mitet i lexojmë për të njohur jo vetëm ADN-në tonëfizike, por edhe ADN-në e kulturës tonë. Pa mitet diçka do të na mungonte në shpjegimin e fillesave tona të mugëta, kur përmes vëzhgimit të shkakut dhe efektit, ne kërkuam të shpjegonim, qoftë dhe në mënyrë racionale gjithçka. Pa mitet nuk do të mund të gjenim vendin tonë dhe marrëdhënien tonë me botën, gjatë kohës kur faktet dhe ngjarjet ndodhnin, dhe nuk mbaheshin shënim si histori. Shumë prej miteve nuk mbetën thjesht si të tilla. Ato u përdorën nga letërsia, dhe prej aty zunë vend edhe në teatër, duke u bërë, së paku, që prej shekullit të V-të para erës sonë, lënda kryesore për veprat teatrore të shkruara nga Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani, Liv Androniku apo Plauti romak.

Mitet na mësuan të njohim dhe të shpjegojmë njeriun e atyre kohërave, dëshirat e tij, të cilat i trashëgojmë edhe mijëra vjet më pas. Mes tyre, dëshira për t’u dëshmuar përmes fantazisë mbetet gjithmonë e pranishme, thuajse me të njëjtin ngulmim si dëshira e fluturimit. Historitë ndoshta na ndajnë, pasi çdo komb krijoi historinë e tij tëndryshme nga të tjerat. Por mitet na sjellin mëpranë, mitologjitë e kulturave të ndryshme bëjnë të dukshme ngjashmëritë mes nesh. A mund të gjendet një kulturë që nuk ka, qoftë edhe në formëtë zbehtë a të tërthortë, mitin e krijimit, mitin eringjalljes apo mitin e përmbytjes së madhe.

Arian Leka

Pasqyrë lënde së vëllimit të parë:

Perënditë antike dhe ne ..........................................5

Mbijetesa e mitologjisë në jetën e sotme ..............11

Mitologjia në letërsi dhe në artet e tjera ...............13

Dy fjalë mbi botimin .............................................21

Mitet në kultura të ndryshme ...............................31

Fillesat e mitologjisë europiane ............................37

Mitologjia sipas poetëve .......................................43

Olimpi ...................................................................53

Prometeu ..............................................................77

Hefesti dhe Pandora ............................................115

Vazoja e Pandorës ...............................................127

Deukalioni dhe Pirra ...........................................133

Perseu .................................................................149

Perseu dhe Meduza .............................................163

Perseu dhe Andromeda .......................................177

Kthimi tek Akrisiosi ............................................183

Figura e motive mitesh

në trupin e epikës popullore shqiptare ...............187

Rrugëtimet e miteve ...........................................193

Teatri si një placentë për lindjen e mitit ...............201

Data sheet

pages216
ISBN9789928230119
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri