Anija e gjumit View larger

Anija e gjumit

Arian Leka IA0052

New product

Përshkrim i shkurtër Poezia e Arian Lekës, tek libri Anija e gjumit, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale. Ervin Hatibi

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789994364812

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Komente mbi librin "Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë." Ali Aliu "Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale." Ervin Hatibi "Duke lexuar librin: "Anija e Gjumit", hyn në një botë të lëngshme, ku anijet, dallgët, vjeshta, pema, gjethet, ndjenjat, dëshirat, ëndrrat, iluzionet, Durrësi, fëmijëria, adoleshenca, dashuria, malli, lamtumira, ankthi, të derdhen para syve veshur me petk muzikor, aq sa lexim përftohet më mirë si këngë, një këngë e brendshme, që të ngjitet në mendje e nuk të shqitet, siç zakonisht na ndodh, me melodi të preferuara e të arshivuara në kujtesë.... Është libër që të detyron ta veçosh nga moria e botimeve të sotme, ta lexosh hera herës dhe autorin e tij t'ua rekomandosh edhe të tjerëve." Gazeta e Athinës "Një poezi e shkruar thellësive dhe e kënduar në lartësi. Arian Leka mendon dhe ndjen gjuhësisht." Xhevahir Spahiu "Arian Leka është magu më pa patetikë. Poezia e tij është më e spikatura e llojit që thyen kanone, një poésie pure në të gjitha nivelet e saj, kthim i gjuhës në zanafillë, përmes miteve, filozofisë dhe mistikës." Agron Tufa "Arian Leka, në dallin nga brezi i vet krijues, spikat sidomos me strukturat muzikore, me të cilat ka "kompozuar", jo thjesht një poezi, por një krijimtari të tërë." Gentian Çoçoli "Arian Leka ka një veçanti: konkurron me poetikë, madje me një poetikë të rrallë. Ai mund të quhet poeti i detit dhe i fluturimeve pindarike." Erion Kristo

Data sheet

pages138
ISBN9789994364812
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveRibotim