Arian Leka BPO0030
New product
Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan, përpjekjet e njerëzve për të shpjeguar botën, përjetimet tona, gjurmët që nuk u shlyen dot nga koha, ndryshimet në shoqëri dhe në natyrë.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet Poeteka | |
ISBN | 9789928230126 | |
Një hyrje e shkurtër
Nuk ka qenë shumë e këndshme dhe as shumë e njerëzishme ajo që ofrohet përmes mitologjisë. Që në krye përballemi me luftën dhe me vrasjet. Në vend të perëndive të pavdekshme dhe heronjve dashamirës, ndeshim një baba si Kronosi, hyjni për nga zanafilla, që gëlltit bijtë pa më të voglën mëdyshje dhe krejt pa mëshirë. Më tej, teksa ndjekim rrjedhën e rrëfimeve, ndeshim një mbret si Minosi, me prindër-perëndi, që urdhëron ndërtimin e labirintit, ku mes të tjerëve burgos edhe arkitektin që e projektoi atë, dhe që për t’u arratisur iu desh të ndërmerrte rrugën më të pamundur.
Prej këtej vrasjet zbresin edhe mes njerëzve të zakonshëm, por të veshur me pushtet. Një grua, mbretëreshë,si Klitemnestra, që synon të vrasë bashkëshortin, dhe e vret atë në bashkëpunim me të dashurin e saj. Kjo vrasje vë në lëvizje mekanizmin e krimeve të tjera.
Djali i saj, Oresti, përbetohet të vrasë nënën që u vrau babanë. Lexojmë edhe sesi një bijë, një princeshë si Medea, tradhton të atin dhe vendin e saj, ndihmon kundërshtarin për shkak të dashurisë. Kështu fillon historia jonë. Magjepsëse, përsa i takon fantazisë,por e mbushur me kobe dhe gjëma.
Prej këtej merr udhë një vazhdë e gjatë ndëshkimesh dhe përndjekjesh, shkaktuar nga zemërimi i perëndive. Më shumë sesa të gjykonin të pabindurit, ata deshën të tmerronin të tjerët, ata që mund t’u shkonte ndërmend ngritja krye. Të gjithë ndëshkohen. Askush prej hyjnive nuk vdes. Dënimet janë të përjetshme, siç ishin të përjetshëm edhe hyjnitë. Por dënimet ishin dhe sprova, që duheshin kapërcyer. Një pjesë e tyre na duken ndëshkime të drejta, pasi është ndëshkuar e keqja dhe mizoritë. Ndërkohë që mes atyre vendimeve ka që janë dhënë me padrejtësi, duke shkaktuar vuajtje dhe dhimbje. Sidoqoftë, dhuna fshihet bukur brenda bukurisë hyjnore, në rininë e përhershme dhe përjetësinë, siç fshihet shpata brenda millit të punuar dhe larë me ar. Perënditë dhe si heronjtë frymëzues nuk kanë qenë kurrë krejtësisht të tillë. I kemi vështruar përmes admirimit, u kemi çmuar vetëm virtytet, por jo dobësitë. Ndaj na duket sikur perënditë, heronjtë dhe mbretërit e dikurshëm ngjajnë me ne, njerëzit e sotëm. Na duket sikur lexojmë përmbledhjen e kronikës së zezë nga bota.
Shumë dhunë. Fare pak dashuri dhe mirëkuptim. Besim dhe zhgënjim. Pak gjë, në këtë pikëpamje, duket se ka ndryshuar edhe në kohën tonë. Zotat e dikurshëm, njëlloj si të pushtetshmit e sotëm, nuk kanë asgjë të mbinatyrshme, që mund të ishte e denjë për hyjnizim, që t’u përgjëroheshim e të ulnim kryet gjithë nderim. Më mitologjinë e djeshme dhe të sotme ata janë përdorur si metafora, për të shprehur në një mënyrë të figurshme herë gjendjen siç ajo ishte, dhe herë për të fshehur përmes kësaj gjuhe frikën dhe mungesën e guximit tonë. Përpjekje të zbehta për të zgjedhur rrugën e duhur, mundime dhe shpagë e lartë për t’iu larguar keqdashjes dhe nëpërkëmbjes, për të kufizuar pushtetin e fuqiplotëve dhe për t’ia zgjeruar njeriut lirinë. Dashuria nuk mungon, ajo shfaqet në forma të ndryshme, ku më e dukshmja është ajo e riprodhimit, krijimit të një lidhjeje dhe si një sakrifikim. Pasionet shfaqen më vonë.
Pas miteve të thurur bukur është historia e vrazhdë e dikujt, me emrin Promete, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit. Në veprat e Eskilit dhe Miltonit shkruhet se e lidhën me zinxhirë mbi shkëmb, prej nga shqiponja e mundonte çdo ditë, duke i shqyer mishin dhe duke ia copëtuar me sqep e me kthetra mëlçinë. Por dikush tjetër, për ta demistifikuar dhe për t’iu qasur të vërtetës në një tjetër mënyrë, ka shkruar se përtej madhështisë, duhet të shtojmë se bamirësi i njerëzimit ishte gjithashtu edhe vjedhës, mashtrues dhe besëpakë.
Tradhtoi llojin të cilit i përkiste, titanët, për t’i ndenjur pranë njeriut. I njëjti zot-ndëshkues, dënon një titan të fuqishëm dhe të ditur, Atlasin, që njihte lundrimin dhe astronominë. Për shkak të kryengritjes dhe mosbindjes, ai u dënua të mbante përjetësisht mbi supet e tij sferën qiellore. Ka autorë që gjejnë te kjo figurë fajtorin që ndaloi Tokën dhe Qiellin të takoheshin, duke i mbajtur përjetësisht larg. Kanë shkruar edhe se ai nuk ishte aspak mikpritës, nuk u jepte strehë udhëtarëve dhe pengonte çdokënd të merrte mollët e arta, për të cilat kujdeseshin bijat e tij. Një tjetër personazh mitik, mbret në Korintin e një herë e një kohe, i pandehur për mashtrim, u dënua të shtynte pafundësisht një gur deri në majën e malit të pjerrët. Prej aty guri rrokullisej poshtë sërish, duke ia bërë mbretit Sizif të pafrytshme përpjekjet dhe të pafundmë mundimin.
Por thuhej, gjithashtu, edhe se ky mbret ra viktimë e zilisë, pasi zgjuarsia e tij filloi t’ia kalonte zgjuarsisë së kryezotit dhe kjo, me sa duket, ka qenë dhe mbetet diçka që të rrezikon. Dikush e interpretoi mundimin e tij si shfaqje të pakuptimësisë. Një tjetër e pa këtë përpjekje si çuarje dëm e dhuntive për të kapur majat dhe për t’i lëshuar më pas ato në greminë, gjë që e bën heroizmin të duket absurd. Nga sa duket pra, mitet kanë nevojë, dhe mbeten përherë të hapura për riinterpretim.
Pas këtyre pamjeve mund të pyesim nëse njerëzit e dikurshëm, i nderonin vërtet apo i kishin frikë hyjnitë e tyre? A kishin ato perëndi diçka për t’u adhuruar, kur përmes mitologjisë na shfaqen si vrasës, vjedhës dhe dhunues? A kishin qenë ndonjëherë të lumtur heronjtë dhe perënditë? Kur mëson mbi jetën e tyre, rreth fëmijërive të palumtura, rritjes larg prindërve dhe në arrati, vëren se nuk ka shumë për t’u pasur zili në jetën e tyre, ashtu siç ata na shfaqen përmes miteve. Po përse duhet ta lexojmë mitologjinë sot? Përse duhet të mësojmë emrat, cilësitë dhe jetën e atyre perëndive, sidomos kur sundimi dhe pushtetit i tyre ka rënë? A është e mjaftueshme të themi se të parat ishin mitet, se mitet kanë ekzistuar përpara artit, përpara letërsisë, përpara fesë, përpara filozofisë, përpara shkencës dhe teknologjisë? Mitet i lexojmë sërish për të gjetur aty përgjigje, për të shpjeguar atë që ka qenë dhe mbetet universale tek njeriu, atë që gjendet në të gjitha kulturat, në formën e arketipeve, tek ëndrrat dhe makthet tona. Mitet i lexojmë për të njohur jo vetëm ADN-në tonëfizike, por edhe ADN-në e kulturës tonë. Pa mitet diçka do të na mungonte në shpjegimin e fillesave tona të mugëta, kur përmes vëzhgimit të shkakut dhe efektit, ne kërkuam të shpjegonim, qoftë dhe në mënyrë racionale gjithçka. Pa mitet nuk do të mund të gjenim vendin tonë dhe marrëdhënien tonë me botën, gjatë kohës kur faktet dhe ngjarjet ndodhnin, dhe nuk mbaheshin shënim si histori. Shumë prej miteve nuk mbetën thjesht si të tilla. Ato u përdorën nga letërsia, dhe prej aty zunë vend edhe në teatër, duke u bërë, së paku, që prej shekullit të V-të para erës sonë, lënda kryesore për veprat teatrore të shkruara nga Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani, Liv Androniku apo Plauti romak.
Mitet na mësuan të njohim dhe të shpjegojmë njeriun e atyre kohërave, dëshirat e tij, të cilat i trashëgojmë edhe mijëra vjet më pas. Mes tyre, dëshira për t’u dëshmuar përmes fantazisë mbetet gjithmonë e pranishme, thuajse me të njëjtin ngulmim si dëshira e fluturimit. Historitë ndoshta na ndajnë, pasi çdo komb krijoi historinë e tij tëndryshme nga të tjerat. Por mitet na sjellin mëpranë, mitologjitë e kulturave të ndryshme bëjnë të dukshme ngjashmëritë mes nesh. A mund të gjendet një kulturë që nuk ka, qoftë edhe në formëtë zbehtë a të tërthortë, mitin e krijimit, mitin eringjalljes apo mitin e përmbytjes së madhe.
Arian Leka
Pasqyrë lënde, vëllimi II:
Hyrje .......................................................................5
Herakliu
Alkmena, Amfitrioni dhe dashuria e tyre ...............9
Qumësht dhe helm për Herakliun fëmijë .............17
Herakliu vret mësuesin –
Harpa që lëshoi një shigjetë .................................23
Vrit egërsirën dhe frikën brenda vetes .................27
Shërbimet e rënda ndaj mbretit Euristé ..................33
Lëkura magjike e luanit të Nemésë ......................37
Kokat e Hidrës së Lérnit që nuk i pret shpata .........41
Derri egërshan i Erimantit dhe mbreti qesharak ..47
Dreri me bri të artë mbi shpinën e Herakliut ..........51
Zogjtë mishngrënës të Stimfalit
me pendët – shigjetë ............................................59
Dashuria e pamundur e
amazonës Hipolitë dhe brezi magjik ...................63
Pastrimi i haureve të qelbura të mbretit ..............73
Demi i Kretës nxjerr tym
nga flegrat dhe flakë nga goja ...............................79
Kuajt e Diomedit hanë mish njeriu ......................83
Buajt e Gerionit
dhe Anteu me këmbët në tokë ..............................87
Mollët e arta të Hesperideve dhe Atlanti dinak ...95
Cerberi – qeni me tri kokë
i Mbretit të Shpirtrave të Vdekur .......................103
Dashuria e Herakliut për Dejanirën
dhe tunika e Centaurit ........................................107
Helmi i Hidrës dhe himnizimi i Herakliut ..........115
Jasoni
Nefela – perëndesha e reve dhe
mungesa e shiut ...................................................119
Pelia dhe Jasoni – përgatitjet për lundrim ..........127
Bëmat e para të Argonautve në ishullin e grave ...133
Medea tradhëton babanë për Jasonin ................141
Sprova e Jasonit me jetën ...................................147
Medea vret vëllanë – arratisja nëpër dallgë .......153
Zërat e sirenave kundër harpës së Orfeut ...........161
Jasoni verbohet nga dashuria .............................165
Tezeu
Fëmijëria – trimëritë e para
dhe shtrati i Prokrustit ........................................175
Përsëri Medea .....................................................181
Taksa e përgjakshme e mbretit Minos ...............185
Minotauri dhe filli i Arianës ...............................189
Ariana dhe dhurata e Dionizit .............................195
Fluturimi i Dedalit
dhe Ikarit me krahë të rremë ..............................203
Meleagri
Gjuetia e derrit të egër .........................................217
Nioba
Mburrja, zemërimi i perëndeshës
dhe lot të patharë ..............................................223
Admeti dhe Alkesta ............................................233
Orfeu dhe Euridika .............................................249
pages | 270 |
ISBN | 9789928230126 |
Redaktori | Silvana Leka |
Published year | 2018 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Në këtë përmbledhje do të flitet për zotat e parë që krijuan botën dhe jetën, për perënditë dhe perëndeshat olimpike.
Në vëllimin e dytë të Legjendave flitet për heronjtë mitologjikë, të cilëve su mbeti gjurmë tjetër veç bëmave dhe emrit, lavdisë dhe veprave të mira që ata vinin mbi gjithçka.
Në këtë përmbledhje do të gjeni vjersha, lojëra fjalësh, gjëegjëza të mbështetura në botën dhe gojëfolje fëminore.
Arian Leka ka një veçanti: konkurron me poetikë, madje me një poetikë të rrallë. Ai mund të quhet poeti i detit dhe i fluturimeve pindarike. Një poezi e shkruar thellësive dhe e kënduar në lartësi. Arian Leka mendon dhe ndjen gjuhësisht.
Poezia e Arian Lekës, tek libri Anija e gjumit, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për...
Poezia e Arian Lekës është tingull i bukur si dallgë, ajo shushurinë gjethnajë, të flet me zërin stërgjyshor dhe të futet thellë, në skutat më të fshehta të shpirtit.
Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se romani Gjarpri i shtëpisë është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi.
Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan,...
“Secret side of Albanian Socialist Garden” represents a stunning compilation of Arian Leka’s voice denoting the madness and banality of Socialism and images that Michel Setboun offers to depict it - the best duo effort in bringing in the westerns’ eyes the secret dark side of the only socialist garden in Europe.
“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.