Djali plangprishes

Danielle Steel FNK0197

New product

Përshkrim i shkurtër

Dy fëmijë - binjakë rriten në të njëjtën familje, në të njëjtin qytet. Dramatikisht të ndryshëm, ata bëhen armiq të hidhur ndaj njëri-tjetrit; njëri i mirë, e tjetri i keq. Njëri largohet nga vendlindja e tij paqësisht, por kur gjithçka dështon, djali plangprishës kthehet, njëzet vjet më vonë, duke u zhvendosur në vilën e prindërve të tij te liqeni. Por bashkimi i vëllezërve fillimisht ekspozon zbulesa shkatërrimtare

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928203687

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dibra Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri-tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin.

Majklli u mundua për një kohë të gjatë dhe në mënyrë energjike t'ia arrinte kësaj. Humnera mes Piterit dhe familjes së tij ishte e pakapërcyeshme, prandaj ai e drejtoi energjinë e vet në një shtrat tjetër.

Nisi të fitonte para dhe u bë legjendë në Uoll-strit jo për ata, por për veten. Ai i tha vetes se mendimi i prindërve nuk kish më asnjë rëndësi për të, dhe se kjo nuk e shqetësonte fare.

Duke shfaqur indiferentizëm ndaj tyre dhe duke i vizituar gjithnjë e më rrallë, ai pushoi së ngacmuari plagët e vjetra. Harresa ishte balsam shërues i zemrës së tij, shpërblim për vitet e fyerjeve. Kur shkonte në shtëpi për t'i parë prindërit, atë e acaronte gjithçka.

Majklli bënte sikur ishte pala e vuajtur, megjithëse ishte krejt e kundërta. Piterin e akuzonin për të gjitha mëkatet, edhe sikur ato të ishin të pamerituara. Majklli ishte gjithnjë një dëshmitar i heshtur.

Data sheet

pages388
ISBN9789928203687
Shtëpia botueseFan Noli
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiFatmir M. Dibra