E premte pasdite View larger

E premte pasdite

Brunilda Zllami BD0006

New product

Përshkrim i shkurtër

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek trazohesh mes rreshtave të librit, i ndien si dallgë që të trondisin dhe rimodelojnë ndjesinë e perceptimeve e emocioneve

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304493

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Linjat e romanit kanë prekur thuajse çdo mjedis, familjar, shoqëror, politik, mediatik. Personazhe në kërkim të lumturisë dhe kuptimit që ajo mbart, njerëz që kanë humbur busullën e vlerave njerëzore, që gjenden para dilemash të mëdha e zgjedhjeve të vështira të cilat më pas i përkufizojnë e tjetërsojnë.

“E premte pasdite” është një roman ku personazhet jetojnë e përpiqen ashtu si në jetën reale t’iu kthejë përgjigje disa pyetjeve munduese në lidhje me pozicionin e tyre në shoqëri e familje, në lidhje me besimin e vlerat që të gjithë ndajmë pavarësisht formës në të cilën i perceptojmë, në lidhje ambicien, kompromisin e humbjen e vetvetes, po ashtu me pastërtinë, ndershmërinë dhe gjetjen e asaj që dikur kemi ëndërruar dhe me kalimin e viteve e kemi harruar. Ashtu si në jetën reale, shumë pyetje mbeten pa përgjigje, shumë të tjera janë ndryshe nga ato që gjejnë personazhet, sepse gjithsecili në rrugëtimin në faqet e këtij libri mund të njohë një pjesë të vetes së tij të parë në optikën e jetëve që rrjedhin aty, por edhe të ndryshuar sipas asaj që përjeton.

E premtja pasdite janë ato orët që gjithsecili do donte t’i kishte. Ato çaste kur mund të kthehesh edhe një herë fëmijë, të takosh njerëzit që ke humbur, të ndryshosh të shkuarën e të gjesh shpresën për të ardhmen. Janë ato orë ku mund të takohesh me veten e patjetërsuar nga koha, të bisedosh me të, të dëgjosh tingujt e zemrës që ke harruar se rreh brenda vetes e të ndiesh  për pak momente  se je në botën tënde ideale, aty ku realiteti mund të ndryshohet, aty ku gjithçka është e mundur.

Data sheet

pages480
ISBN9789994304493
Shtëpia botueseBOTIMET DUDAJ
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë