Ky botim, i cili i përforcon aspektin pedagogjik dhe pasurohet me zhvillimet lidhur me teknologjitë e reja dhe individualizimin e praktikave kulturore, përbën një mjet të fuqishëm reference për studentët dhe për profesionistët e kësaj fushe. Eric Maigret është profesor i sociologjisë së mediave në Universitetin Paris III Sorbonne - Nouvelle. Ai është...
Në këtë libër përfshihen dy romane të Faik Konicës, “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka”, të cilat deri pak kohë më parë e kanë pasur jetën e tyre në gjuhën frënge, ku autori ishte me pseudonimin “Jean de Kroia”. Falë punës kërkimore dhe përkthimit të bërë nga Fotaq Andrea, këto dy romane misterioze tashmë bëhen pjesë e letërsisë shqipe. Edhe këto dy...
Ky është i pari botim brenda trojeve shqiptare i fjalorit më të hershëm të gjuhës shqipe që njihet deri sot. Botuar së pari më 1635 në Romë nga Propaganda Fide, Fjalor latinisht-shqip i Frang Bardhit u zbulua e u nxor në dritë nga Mario Roques në Paris, në vitin 1932. Dictionariumi është lexuar e rilexuar, por nga shumëkush është "neglizhuar" qëllimi i...
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të...
Ky punim shkon e hedh dritë mbi qytetërimin shqiptar në zgrip të ekzistencës së vet, pas pushtimit osman afro njëshekullor që po zhbin nga faqja e dheut jo vetëm kulturën materiale të homo albanicus, por edhe atë shpirtërore, si shprehje të përkatësisë së padyshimtë në qytetërimin europian. Virgjil Muçi
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Qëllimi i këtij libri është të japë një informacion të qartë dhe të besueshëm për ata që duan të nisin një karrierë diplomatike. Në të njëjtën kohë, të dhënat e librit janë të dobishme edhe për individë të cilëve u duhet të marrin pjesë në shumë konferenca me tema të ndryshme dhe për ata që janë të interesuar mbi mekanizmat e marrëdhënieve ndërkombëtare.
"Një nga romanet më tronditës që kam lexuar. Një ngjarje e tillë ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë, ndoshta përjetë. Dhe ne dalim të ndryshuar nga kjo. Kam dalë krejt i tronditur nga ky lexim. Në një përmasë tjetër. I lënduar, i vrarë, i zemëruar, i tërbuar, i nënshtruar, të gjitha këto ndjenja ndërroheshin me njëra-tjetrën në vijimin e faqeve....
Ky libër është një nga veprat kryesore të shkencave politike dhe një tekst klasik mbi natyrën e rendit në politikën botërore. I publikuar fillimisht në vitin 1977, vazhdon të karakterizojë dhe modelojë disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
"Asgjë e vërtetë veç syve" është romani i dytë i autorit të bestsellerit "Unë vras". Ngjarjet zhvillohen paralelisht në dy kryeqytete. Në Nju Jork, djali i kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Xherri Ko vritet në mënyrë misterioze. Hetimi i ngarkohet një ish -komisari të talentuar policie. Në Romë, komisarja e policisë italiane, Maurina, e cila rrëmbehet...
Ky studim ka në qendër të tij veprimtarinë politike të emigracionit të ri shqiptar, është fokusuar në vitet 1944-1955. Mergata shqiptare ndonëse e ndarë në parti të ndryshme, u mundua qe të bashkohet në kuadër të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë që mori rolin e një qeverie në mergim dhe mblodhi rreth saj figurat më të rendesishme të nacionalizmit...
Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit. Kopertina: me mbushje, e butë.
Unë jam gati katër vjeç! - thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t'I shitet dikujt tjetër...
Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë Xhani Rodari, piktori i varfër, që ska asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri.
Ky është romani i tretë më i shitur i Danielle Steel, është një histori magjike e thënë me një fuqi dhe thjeshtësi mahnitëse. Ai zbulon një marrëdhënie që të fut brenda lëvizjes së saj dhe të çon larg me një frymë. Dhe ai të tregon një të vërtetë të bukur dhe të pandarë rreth paparashikueshmërisë dhe çudive të vetë jetës
Elitë është një shkollë e mesme në Tiranë. Më e shtrenjta në Shqipëri. Ata te nëntë janë paria e saj. Të bukur, të veshur shik, të talentuar, snobë dhe padiskutim të pasur. Por kur Adiola, një nxenëse e re e veshur thjeshtë vjen në shkollë, duket sikur aty bie tërmet. Lexuesi fillon të zbulojë gradualisht që jeta e këtyre të rinjve nuk është aspak fushë...
Ky libër është një histori dashurie, pushteti, tradhëtie e Valerié Trierwellier, ish-bashkëshortes së presidentit francez Fransua Hollande. Në këtë rrëfim vjen jo vetëm përmasa reale e kreut të shtetit francez, me sekretet në Pallatin Elise, por edhe botimi i librit dhe tregtimi në Francë është bërë fillimisht në mënyrë klandestine
Jeta i ka të dy anët e medaljes; dhe lumturinë edhe sakrificën. Këtë e trajton si rrallëkush Danielle Steel në romanet e veta, duke na sjellë histori nga jeta e përditshme njerëzore, që mund ti ketë për pjesë secili prej nesh. Ky set që përmban romanet “Aksidenti” dhe “Unaza” vjen me përzgjedhje fatesh diametralisht të kundërta brenda të njëjtës histori,...
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Këto libra janë të pashmangshëm për çdo fëmijë; ato janë libra fluturues të cilët nuk dalin kurrë nga mendja e tyre. Prandaj për çdo fëmijë që do të nisë të bëjë raftin e vet me libra, ne iu sugjerojmë ta nisin me Piter Panin, Princi i vogël, Aventurat e Pinokut dhe Bëmat e Lizës në botën e çudirave. Fluturo edhe ti!
Një shoqëri e mbyllur i ngjan një kopeje ose një fisi që është një njësi gjysmë organike
Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t'u tregonte njerëzve...
Gjatë vitit 1941, me Europën kontinentale nën kontrollin nazist, dhe Britaninë të sigurt - për momentin - lufta mori një dimension global. Pas humbjes së ushtrive të Musolinit në Greqi dhe Tobruk (një qytet port në Libi), forcat gjermane arritën në Afrikën e Veriut në shkurt, duke pushtuar Greqinë dhe Jugosllavinë në prill.
Nëse lëviz drejt meditimit, ndjeshmëria dhe dashuria do të vijnë automatikisht, në mënyrën e tyre. Dashuria e ndjek meditimin si një hije. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Ju e zgjidhni vetë rrugën tuaj.
Njeriu është krijesa më e përsosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : "Çfarë kam unë për të dhënë?"
Grishja e madhe është një përkushtim për ata që janë të gatshëm të rrezikojnë dhe të heqin dorë prej traditave, dijeve, filozofive, dëshirave, frikës, dyshimeve, kufizimeve, ndarjeve në të "mirë" dhe "keq", mendja dhe trupi, dashuria dhe armiqësia e vetes dhe e zotit...
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra.
Një roman fenomenal nga mbretëresha e dramës kriminalistike, Martina Cole.
Kjo vepër - tragjedi në thelb ka të qenit “çifut”, të cilën Maks Frisch e shkruan dhe e shpjegon shumë mirë përmes protagonistit të tij. Kjo dramë në formë të shkruar botohet për herë të parë në vitin 1961.
Nje set per femije deri ne 3-4 vjec ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth.
E vendosur për tu martuar e me qëllimin për të jetuar në Amerikë me partnerin e saj me origjinë braziliane, Elizabeth Gilbert tejkalon frikën e saj nga martesa duke zbuluar nëpërmjet kërkimeve të hollësishme historike, intervistave dhe më së shumti nëpërmjet reflektimit personal se çfarë përfaqëson ky institucion që reziston ndër shekuj me kokëfortësi.
Do takohen tri herë, por secila herë do të jetë unike, e para dhe e fundit. Pas suksesit me librin Zoti Guajn, Alessandro Baricco vjen me një libër imagjinar-sic e cilëson ai- Tri here ne agim.
Një udhëtim në Korenë e Veriut: Çfarë ndodh në vendin më të izoluar të botës? Pakkush nga Perëndimi ka pasur mundësinë që të vëzhgojë dhe dëshmojë atë që ka parë José Luís Peixoto, në prillin e vitit 2012.
Në finale mahnitëse të triologjisë Materialet e tij të errëta, Lira dhe Uill ndodhen në një rrezik që spërshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.
Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë. Botimi i katërt i këtij libri mësimor tepër të suksesshëm është tërësisht në...
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se...
Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar. I ka ndodhur diçka e tmerrshme. Artemisi është bërë i mirë.
Umberto Eco është një nga mendjet më brilante të këtij shekulli, prandaj kemi përgatitur një set me dy libra: “Si të udhëtosh me një salmon” dhe “Lavjerrësi i Fukoit”, të cilat iu vijnë në ndihmë për të kuptuar misteret e botës që jetojmë. E ku ka më mirë sesa të kesh si këshilltar një mendje kaq të zgjuar si Eco!!!
Ky libër është shumë i çmueshëm për studentët për arsye se: - Paraqitja e teorisë së kontabilitetit financiar bëhet në mënyrë të hapur, logjike dhe të kuptueshme duke i lejuar ata ta zotërojnë lëndën. - Përdoren shembuj për të ilustruar të gjitha proçedurat dhe konceptet e rëndësishme. - Problemet e zgjidhura, me zgjidhjen hap pas hapi i bën të mundur të...
Është një histori që lexuesit e mundshëm shqiptar mund të gjejnë një pjesë shumë të mirë të vetvetes të asaj kohe . Është një nga ato romane që mendoj se i shërben një brezi tjetër që ka shume të rëndësishme të shikoj ose të përjetoj përmes artit atë lloj gjendje të njeriut në ato vite,, ku mendoja se njeriu ishte vec një ushatar i bindur dhe asgjë më...
“Politika si profesion” paraqet politikën duke e kuptuar atë në ndikimin e udhëheqjes, si një grupim politik, pra si një shtet. Filozofi Max Weber i kushton rëndësi të madhe analizës së drejtimit të politikës nëpërmjet partive politike, që nënkupton thjesht drejtimin nga grupet e interesit.
Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.
Këto dy personazhe kanë fituar dashurinë e përjetshme jo vetëm të lexuesit të vogël, por edhe të të rriturve. Dadoja Meri Popins teksa përkujdeset për binjakët Jane dhe Michel sjell histori të pazakontë. Ditët e tyre janë plot magji. E tillë është edhe jeta e Polianës, e cila mbetet jetime dhe shkon te tezja e saj. Filozofia e Polianës për të sjellë...
Ky rrëfim i kohëve mitike dhe biblike vjen nga Bujar Kule, si një histori letrare dhe enciklopedike, pas një eksplorimi të gjatë të autorit si studiues me veprat e tij “Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba – Gens”, “Ylli i bijve të perllazgut” dhe “Fjalor rrëfyes i miteve pellazge”
Këngët e përshtatura në shqipen e sotme ruajnë freskinë dhe origjinalitetin, duke bërë që të përjetohen nga të gjitha brezat e lexuesve tërë kodet morale të popullit tonë, të ruajtura në shekuj.
Leximet dhe prehja në natyrë, - në plazh apo në mal, - janë dy gjetjet fantastike që rekomandon Bukinisti në këtë kohë për të vegjlit. Edhe historitë e librave që vijnë në këtë set tregojnë të tilla gjëra, të shkruara plot fantazi. Njëherësh, janë tre botimet më të fundit vijnë për fëmijët. Vendose edhe këtë set në biliotekën tënde!
Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar.
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.
Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.
Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.
Klani i sorgumit te kuq i publikuar në vitin 1986, është romani i parë i Mo Yan dhe mbetet një nga librat e tij më të njohur.
Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i...
Po të jem gjallë, do të pres natën për të menduar. Natën, aq të dashur për mua! Natën, arsyeja fle. Ekzistojnë vetëm sendet. Ato që vërtetë janë të rëndësishme, marrin përsëri formën e tyre, u mbijetojnë shkatërrimeve të analizave të ditës.
Historia e kontrabandës me cigare amerikane nga regjimi komunist i Tiranës
Më besoni kur ju them se historia që do ju tregoj tani është TËRËSISHT E VËRTETË. Duhet ta lexoni dhe ta kuptoni, pasi është një histori e jashtëzakonshme. E çuditshme, por për të qeshur. Në fakt është shumë për të qeshur
Të numërosh yjet është një roman historik nga autorja amerikane Lois Loëry, rreth arratisjes së një familje hebreje nga Kopenhageni gjatë Luftës së dytë Botërore.
Një tjetër libër i autores së famshme greke Alki Zei vjen në shqip: Por kësaj radhe, romani është për lexuesit e rinj: Në këtë libër trajtohet historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, pavarësisht nga mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Vlera e këtij romani nuk...
Pak njihet poezia italiane e ditëve tona tek lexuesit shqiptar; një portë e shkëlqyer për të komunikuar me të dhe me emrat më të arrirë të poezisë së sotme është antologjia “Dhe mendimi rrotullohej në menteshat e natës”, i shqipëruar nga Valanji Blanja
Libri i Dhurata Shehrit, “Statusi i kritikës” paraqitet me një bazë të fortë etike. Etikë që formalizohet nëpërmjet një ligjërimi të ri konceptual në kritikën letrare shqiptare. Etika ndan, nuk bashkon, por njëkohshëm individualizon.
Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t’u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.
Sindi Dobi i bën adoleshentët të gjejnë copëzat e humbura të vetes, t’i bashkojnë në një dhe të krijojë një magji duke i kthyer në identitet. Ky libër të ndryshon jetën, lexoje siç duhet.
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60 tregime
Disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.