Eqrem Çabej BCA076
New product
Ky punim shkon e hedh dritë mbi qytetërimin shqiptar në zgrip të ekzistencës së vet, pas pushtimit osman afro njëshekullor që po zhbin nga faqja e dheut jo vetëm kulturën materiale të homo albanicus, por edhe atë shpirtërore, si shprehje të përkatësisë së padyshimtë në qytetërimin europian. Virgjil Muçi
10 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
| ISBN | 99927-33-68-3 | |
Të studiosh Buzukun do të thotë t'i shkosh gjuhës shqipe në themel, - shkruan Çabej më 1951, në fillim të një dekade që do t'ia kushtojë bash studimit të Buzukut: "Ç'vend i përket Gjon Buzukut në vijën e zhvillimit të jetës mendore në atdheun e tij?... ai na duket se qëndron në kapërcyell: në kapërcyell nga mesjeta në kohën e re, në kalim nga Arbënia paraturke kristiane në Shqipërinë turke të islamizuar... nga shqipja mesjetare në shqipen e re... Shqipja në këtë gjysmë mijëvjeçari që kur njihet si gjuhë nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Zhvillimi i saj mua më duket se është përshkuar kryesisht në dy drejtime. Së pari nëpër një thjeshtim të sistemit gramatikor... Së dyti në një largim të dy dialektevet kryesore gegërisht e toskërisht nga njëri-tjetri..." Ky tekst botohet për herë të parë në trajtë libri, ai është i mëvetësishëm dhe i ndryshëm prej Hyrjes së hollësishme të Mesharit, që Çabej e e boton në përfundim të punës së gjatë me të. Janë pra dy tekste që plotësojnë njëri-tjetrin".
| pages | 170 |
| ISBN | 99927-33-68-3 |
| Published year | 2006 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Diana dhe Zana është një përmbledhje shkrimesh kulturhistorike, ndoshta e vetmja në llojin e vet ndër botime shqiptare. Në të përmblidhen ese etnolinguistike, shkruar në moshë të re nga autori. Kontribute të çmuara shkencore që hedhin dritë mbi autoktoninë, po edhe mbi bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e pandërprera të etnisë sonë me simotrat e saj.
Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore, përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.
Po t'i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë temë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë...
Me botimin dhe divulgimin e kësaj vepre-traktat, që nuk është një doktrinë e përfunduar, por zanafillë e një doktrine të re, për Çabejn vlen të thuhet sot pikë për pikë ajo çka tha Benveniste në pesëdhjetëvjetorin e botimit të Kursit të F. de Saussure: "Ai po gatitet të ketë një jetë të dytë, e cila do të gërshetohet pashmangshmërisht me tonën"
Fonetikë historike e gjuhës shqipe është pjesa e dytë e tekstit Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Ai përbën pra të parën sintezë të arritjeve të kësaj dege të dijes aq të rëndësishme për gjuhën shqipe. Të dy librat u shkruan nga autori për nevojat e studentëve të Universitetit të Tiranës në vitet '50, kur Çabej ishte pedagog i lëndës së gjuhësisë...
Kur merr e lexon këtë libër duket sikur po lexon një "histori detektivësh" përmbi fjalët e shqipes. Autori hulumton aty dukurinë e singularizimit të shumësit, dukuri gramatikore mjaft e shpeshtë e gjuhës shqipe.
Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.
Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore, përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.
Botohen për herë të parë sonetet që gjuhëtari Eqrem Çabej ia pat kushtuar të shoqes, Shyhretit, dhe dy sonete për tronditjen që i shkaktoi humbja e të birit. Vargjet kanë një optimizëm të kthjellët sepse besojnë që njeriut të cilit i falet dashuria, përunjësia, dlirësia, detet, ekziston, është real.
Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. Eqrem Çabejt vendin qendror e zënë Studime etimologjike në fushë të shqipes, vepër e jetës e autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
Po t'i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë temë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë...