Kontabiliteti financiar View larger

Kontabiliteti financiar

Jorgji Bollano BD0346

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është shumë i çmueshëm për studentët për arsye se: - Paraqitja e teorisë së kontabilitetit financiar bëhet në mënyrë të hapur, logjike dhe të kuptueshme duke i lejuar ata ta zotërojnë lëndën. - Përdoren shembuj për të ilustruar të gjitha proçedurat dhe konceptet e rëndësishme. - Problemet e zgjidhura, me zgjidhjen hap pas hapi i bën të mundur të aplikojnë në praktikë konceptet e mësuara.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302345

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nga përvoja ime shumëvjeçare në fushën akademike dhe jo vetëm në të, por edhe në drejtim të organizmave të kontabilitetit në qendër dhe në bazë, kam krijuar bindjen se kontabiliteti mund të mësohet duke marrë fillimisht njohuritë bazë, të cilat do të ndihmojnë në studimin dhe përvetësimin edhe të niveleve të tjera të tij. Bazuar sa mësipër si dhe në kurrikulat e reja të përgatitjes së kontabilistëve dhe jo vetëm këto u angazhova për përgatitjen e librit "Bazat e Kontabilitetit". Ky libër u drejtohet atyre që dëshirojnë të studiojnë kontabilitetin financiar. Trajtimi i temave është bërë duke patur si qëllim studimin dhe kuptimin e njohurive kontabël pa qenë domosdoshmërisht nevoja e ndihmës nga të tjerë. Ky libër është shumë i çmueshëm për studentët për arsye se: - Paraqitja e teorisë së kontabilitetit financiar bëhet në mënyrë të hapur, logjike dhe të kuptueshme duke i lejuar ata ta zotërojnë lëndën. - Përdoren shembuj për të ilustruar të gjitha proçedurat dhe konceptet e rëndësishme. - Problemet e zgjidhura, me zgjidhjen hap pas hapi i bën të mundur të aplikojnë në praktikë konceptet e mësuara. Ky libër është i rekomanduar edhe për individë të cilët kryejnë studim privat dhe për ato studentë që dëshirojnë të bëjnë një përsëritje para kalimit në kurse të avancuara të kontabilitetit. Për shkak se theksi i këtij libri është edhe mbi aftësimin e studentëve për të zgjidhur problem , ky libër është i dobishëm edhe pë rata individë që përgatiten për të dhënë provimet për Kontabël i Miratuar dhe Ekspert Kontabël. Pavarësisht se titulli i librit është "Bazat e Kontabilitetit" në të janë përfshirë edhe tema të veçanta që kanë të bëjnë me veçoritë e kontabilitetit në shoqëritë me ortakëri dhe në shoqëritë aksionere. Në një kapitull të veçantë është trajtuar analiza e pasqyrave financiare, çNULLka e ka bërë librin më të kompletuar (mbajtja e kontabilitetit, përgatitja e pasqyrave financiare dhe analiza e pasqyrave financiare). Me studimin dhe përvetësimin e materialit të këtij libri, studentë apo individë të veçantë do të jenë të aftë të mbajnë kontabilitetin dhe të përgatitin pasqyrat financiare të njësive ekonomike (mikro dhe të vogla) pa përjashtuar edhe ato të mesme. Në përgatitjen e këtij libri një kontribut të vlefshëm ka dhënë Znj. Elira Hoxha M.A Drejtore Ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit e cila ka përgatitur Kapitullin e 7-të dhe ushtrime të Kapitullit 6. Mirëpres çdo vërejtje dhe sygjerim që ka të bëjë me përmirësimin e mëtejshëm të librit. Prof. Dr. Jorgji Bollano

Data sheet

pages364
ISBN9789994302345
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë