Andrea Camilleri BDI0250
New product
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.
501 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789994346929 | |
Por shtëpitë e mbyllura nuk ishin vetëm molla e ndaluar, ato ishin joshëse për bëmat dhe fantazitë erotike të një Italie të përgjumur nga ligështitë e mishit dhe kundërmimi i qelbur i fashizmit. Andrea Camilleri vizaton kështu sfondin – apo skenën e plotë? – të një romani, në fillim të butë dhe pastaj mizor. Çdo pesëmbëdhjetëditësh gjashtë “çupëlinat” e pensionit nisen dhe menjëherë arrijnë të tjerat: aty, në mes të kënaqësisë së mishit kalon rinia e Nenes, Çiços dhe Jakolinos. Gjithçka fillon si një lojë me të panjohura: seksi, jeta, vetë lufta. Gjithçka mbaron në një realitet ku nuk luhet më, poshtë bombave që rrafshojnë shtëpitë, trupat, njeriun. Dhe rrëfimi që kishte filluar si një kuriozitet rreth seksit mbyllet me shpërthimin e dashurisë, asaj më të fortës se vdekja, asaj që është e destinuar të lëshojë në jetë të jetëve aromën e parfumit të vet.
| pages | 140 |
| ISBN | 9789994346929 |
| Shtëpia botuese | Dituria |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Amik Kasoruho |
Nëntëmbëdhjetë histori, të zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit dhe personazhit të tij.
Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes.
Edhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi...
Ky roman është i pazakontë në krijimtarinë e Andrea Camilleri-t. Nga leximi i parë të duket si një gjuhë e thatë, e mprehtë, që nuk jep ekspresivitetin e dialektit, as në ndonjë nga format e ndryshme, të zhdërvjellëta e tonike, që gjenden shpesh në prozën e mjeshtërit të Porto Empedokles dhe, nën formën e ironisë, butësisë dhe mirëkuptimit për dobësitë e...