Statusi i kritikes

Dhurata Shehri BAO0431

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri i Dhurata Shehrit,  “Statusi i kritikës” paraqitet me një bazë të fortë etike. Etikë që formalizohet nëpërmjet një ligjërimi të ri konceptual në kritikën letrare shqiptare. Etika ndan, nuk bashkon, por njëkohshëm individualizon.

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928022356

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kritika letrare, si çdo eksperiencë kulturore, është një fakt thellësisht komunikativ dhe Shehri ka konstatuar mungesë komunikimi për mungesë besimi, arsye kjo që me sa duket e ka çuar drejt përkufizimit të “Statusit të kritikës”. 

Dhurata Shehri me këtë studim vë në diskutim dhe vihet në diskutim. “Statusi i kritikës” është një tekst i vetmuar për një sërë risish e shi për këtë arsye mund të mos kuptohet nga kultura e konsumit akademik, e cila refuzon çdo mesazh që i cenon ritmin monotonik.

Karakteristikë e parë e këtij teksti është mosngjashmëria, pasojë e braktisjes së traditës studimore dhe paraardhësve në kritikë, së paku brenda kufijve shtetërorë. (Agron Gjekmarkaj)

Data sheet

pages160
ISBN9789928022356
Shtëpia botueseAlbas
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri