Valérie Trierweiler MO0083
New product
Ky libër është një histori dashurie, pushteti, tradhëtie e Valerié Trierwellier, ish-bashkëshortes së presidentit francez Fransua Hollande. Në këtë rrëfim vjen jo vetëm përmasa reale e kreut të shtetit francez, me sekretet në Pallatin Elise, por edhe botimi i librit dhe tregtimi në Francë është bërë fillimisht në mënyrë klandestine
2 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
| ISBN | 9789928169778 | |
Në krah të Fransua Holand, Valerié Trierwellier u bë Gruaja e Parë e Francës, deri në momentin kur gazetat botuan fotot e tradhëtisë së tij me nje grua më të re, aktore e shquar kinemaje. Ajo në ato momente u dorëzua, ndërkohë që ai i dha lamtumirën.
"Problemet e brendshme sqarohen vetëm nga ne" përgjigjej Fransua Holand lidhur me ndarjen midis tij e Valérie Trierweiler.
Por ish gruaja e Parë nuk mendonte kështu. "Faleminderit për këtë çast" është rrëfim-denoncimi i Trierweiller drejtuar të gjithëve. Nga faqet e këtij libri del qartë portreti i Fransua Holand. Në të përshkruhen vërtetësisht bukur 9 vjet të kaluara në krah të Presidentit francez dhe sidomos të 18 muajve ne Pallatin Elisé.
Autorja, ish shoqja e tij Valerié Trierwellier, e ka shkruar këtë libër gjatë një vere të tërë në fshehtësinë më të madhe.
Gazetarja e "Paris Match", siç shkruan "La Republica", "ka përdorur një kompjuter jashtë rrjetit dhe libri është shtypur nga botuesi i pavarur Les Aréns në Gjermani, për t'i shpëtuar kështu rrjedhjes së informacionit dhe është futur në Fancë me kamiona.
Libri, që zbulon prapaskenat e jetës private të një njeriu publik si Fransua Holand, ishte një tërmet i vërtetë në botën politike franceze dhe pushtoi të gjithë faqet e para të gazetave të të gjithë botës".
| pages | 220 |
| ISBN | 9789928169778 |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Marjeta Thomaj |