Faik Konica ZEN0004
New product
Në këtë libër përfshihen dy romane të Faik Konicës, “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka”, të cilat deri pak kohë më parë e kanë pasur jetën e tyre në gjuhën frënge, ku autori ishte me pseudonimin “Jean de Kroia”. Falë punës kërkimore dhe përkthimit të bërë nga Fotaq Andrea, këto dy romane misterioze tashmë bëhen pjesë e letërsisë shqipe. Edhe këto dy romane rrisin vlerat e Konicës dhe shndërrohen ikona të letrave tona
9 Items
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789928113504 | |
Rreth librit
Ky libër sjell romane që janë shkruar nga Faik Konica me pseudonim, në gjuhën frënge. Ardhja e tyre në shqip është bërë nga Fotaq Andrea, i cili i shoqëron edhe me një punim të thelluar studimor, rreth 100 faqesh.
Martesa e Lejlës është një pastorale dashurie, ku piktori shqiptar me banim në Vjenë bie në dashuri me Leljën, vajzën e Vangjelit, një tregtar i famshëm shqiptar, i pasur dhe me aktivitet në Europë dhe në botë. Lidhja dhe finalizimi i tyre kalon pengesa dhe intriga të shumta, të ngritura nga dy mëtonjës, princi Frtiz dhe Teodori, dy të rinj austriakë të cilët ftohen në dashurinë e tyre për Leljën sapo dëgjojnë që familja Vangjeli ka rënë ekonomikisht. Në këtë “përrallë” personazhi më i spikatur është Vangjeli, i cili shfaqet një baba shembullor në raportet me të bijën dhe në mënyrën sesi e ndjek atë, e edukon dhe e këshillon për të gjetur dashurinë e vërtetë.
Sotiri dhe Mitka
Ky është një tregim i shpejtë që të mban të lidhur dhe që fillon në Amerikë për të përfunduar në Shqipëri. Mund të themi se kemi të bëjmë me një novelë të shekullit të XVII, ku janë pikturuar e treguar me hollësi e delikatesë portretet e dy miqve..., ku jeta e re buthton, zhvillon, shpaloset në rritje të shepjtë, gjersa dramatizohet më në fund, nëpërmjet një rrethane të llahtarshme e tragjike, për të përfunduar siç duhet..., lumturisht
| pages | 330 |
| ISBN | 9789928113504 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Fotaq Andrea |
| Roman | Sagë&Histori |
Në vëllimin e parë janë përfshirë kryesisht krijimtaria letrare, kritika dhe përkthimet artistike të Konicës, të pasuruara me gjetje të reja të panjohura. Kolana është zgjedhur dhe përgatitur nga Prof. Nasho Jorgaqi
Në këtë vëllijm janë përfshirë proza e gjatë dhe estetika; konkretisht, “Katër pralla nga Zullulandi”, “Shqipëria si m'u duk”, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, “Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” dhe shkrime të tjera. Botimi u përzgjodh dhe përgatit nga prof. Nasho Jorgaqi
Në këtë vëllim është paraqitur publicistika e Faik Konicës. Botimi u përgatit dhe përzgjodh nga Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
Vëllimi i katërt përmbledh letërkëmbimin, i cili, edhe pse nuk është i plotë, paraqet një "terra incognita" të hapësirave koniciane. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapur.
Shprehjet dhe mendimet Faik Konicës tashmë janë mbledhur, prandaj po permendim vetëm disa prej tyre, "Një komp që s'nderon liriën vetore e cila është e para e lirive, s'është i zoti të gëzojë lirinë kombëtare" ose " Mësoni, efendinj, se një komp nukë ka detyra për të mbushur, kur nuk ka të drejta për të gëzuar" etj.