Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet...
Pas shumë vitesh krijimi dhe përpunimi të parreshtur të teksteve, autorja përfundimisht komunikon me lexuesin me librin e parë poetik “Aurat e natës”. Ky vëllim e ka kaluar testin paraprak sepse është vlerësuar nga Ministria e Kulturës mes propozimeve të mbështetura nga Fondi i Krijimtarisë, dhënë gjatë vitit 2017.