Engjelli im

Guillermo Rosales BTI0021

New product

Përshkrim i shkurtër

"Një nga romanet më tronditës që kam lexuar. Një ngjarje e tillë ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë, ndoshta përjetë. Dhe ne dalim të ndryshuar nga kjo. Kam dalë krejt i tronditur nga ky lexim. Në një përmasë tjetër. I lënduar, i vrarë, i zemëruar, i tërbuar, i nënshtruar, të gjitha këto ndjenja ndërroheshin me njëra-tjetrën në vijimin e faqeve. Një libër i madh. Një perlë që nuk bie në sy." Urim Nerguti

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995677152

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Duhet thënë që në fillim se romani është pothuaj autobiografik, sepse vetë autori i tij ka shëtitur nga azili në azil për të gjetur pak prehje. Kubanez, tashmë gjysmë i çmendur në vendin e tij, ai mërgon në SHBA-ës pas hapjes së kufinjve nga Kastro për të droguarit, të çmendurit, kriminelët. Rosales përfundon në një azil pleqsh, të çmendurish, të lëçiturish të shoqërisë amerikane. E megjithatë, ai kishte qenë një shkrimtar në vendin e tij, nuk ngjante me këta shokë të azilit që nuk mbajnë dot nevojat e veta, apo që janë gati për të shpërthyer në një mizori të pafund. Pak fjalë mbi ngjarjet e romanit, pa dashur të shpoj misterin:William Figueras (personazhi kryesor, i cili rrëfen ngjarjen në vetën e parë), i shoqëruar nga halla e tij, shkon të futet në një azil. Atë e kanë lëçitur të gjithë të afërmit e tij, përveç kësaj halle që ka ende ca fije mirësie në shpirt. Sapo ai fut këmbën në këtë azil, Figueras bën një përshkrim të hollësishëm të azilantëve të tjerë : pleq të harruar, plaka të çmendura, një indian ("dëshmitar i heshtur i ligësisë së botës"), një homoseksual e plot qenie të tilla të braktisura nga bota. Por Figueras është një njohës shumë i mirë i letërsisë, ai ka lexuar të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, Proust, Joyce, Hesse, etj. E kjo mospërputhje me çka sheh ai rreth e rrotull i jep atij të shtyrën për të rënë pak nga pak në kthetrat e çmendurisë. Ditët kalojnë dhe Figueras na rrëfen si funksionon një azil : dhuna është fjala kryesore. Dhunë falas. Pa shkak, pa kurrfarë ndjenje në shpirt. Mirëpo, ja që një ditë, në azil vjen dhe një grua disi më e re, Francine, që Figueras, pak nga pak, do të lidhet me të në një lloj marrëdhënie disi surealiste : mes një nxitje për ta vrarë dhe një dashurie të pashprehshme. Në fakt, a mund të dashurohen dy qenie të humbura në fund të pusit ? A iu ka mbetur ende në zemër diçka që të fërgëllojë ? Duket se po. Të paktën Figueras na bën të ditur që ndjenjat njerëzore nuk vdesin kurrë, edhe në ferr. Dhe ai dashurohet pak nga pak, në një lloj dashurie tragjike pa rrugëdalje, e rrugëdalje të cilën ai fillon ta kërkojë me çdo kusht. Ai dëshiron të largohet nga azili, me ato pak para pensioni që i ka lidhur shteti amerikan, dhe të fillojë një jetë të re me Francinen, si gjithë të tjerët. Mirë, por a mundet vallë një vullnet njeriu të përplaset me muret e botës, me muret burokratike që kjo botë i ka ngritur për tu mbrojtur nga "ata", të pistët, të neveritshmit, nga ata që ju rëndojnë ndërgjegjen ? Nuk do ta them vazhdimin e romanit, por Romani është shkruar në një gjuhë të qartë, të prerë, në vetën e parë, ritmi është tejet i lartë, ne jemi me Figueras ngado ku shkon ai, ne vuajmë me të, qajmë me të, dashurojmë me të, e pamundur që lexuesi të shkëputet nga faqja. Rosales ka vrarë veten në vitin 1993, në moshën 46 vjeçare në Miami të SHBA-ës. Tre vjet më parë, ai kishte humbur dhe mikun e tij të ngushtë, Reinaldo Arenas, shkrimtar i madh kubanez, i vetëvrarë dhe ky. "

Data sheet

ISBN9789995677152
RedaktoriJerina Zaloshnja
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti