Jeronim De Rada MIL0048
New product
Këngët e përshtatura në shqipen e sotme ruajnë freskinë dhe origjinalitetin, duke bërë që të përjetohen nga të gjitha brezat e lexuesve tërë kodet morale të popullit tonë, të ruajtura në shekuj.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Milosao | |
| ISBN | 9789928428295 | |
Libri shoqërohet me një hyrje të profesor Sadik Bejkos të titulluar “Rapsoditë arbëreshe-një realitet artistik përherë i gjallë” ku analizon disa nga baladat më madhore të trashëgimisë kulturore arbëreshe, që bënë shumë poetë e studiues të kohës në të cilën u botuan, të vlerësojnë në maksimum këtë trashëgimi. Në fund të librit botohet studimi shterues prej pesëdhjetë faqesh i studiuesit të njohur nga Kosova, profesor Anton Nikë Berisha.
Qysh në hyrje të studimit ai citon revistën “Melusine” të Parisit (1884), ku midis të tjerash thuhet: “Një origjinalitet mahnitës, një shprehje që nuk egziston më veçse te popuj që kanë një jetë epike ose që së paku, për traditë, poezia e tyre i shërben epopesë.” Antoni vë në dukje rëndësinë që kanë këto rapsodi në tërë kulturën shqiptare në përgjithësi, analizon disa mendime të De Radës në studimin e tij “Mbi parimet e estetikës”, prek çështje që zënë dill nga epoka homerike deri te mistifikimi letrar, analizon aspekte të origjinalitetit të këngëve, veçoritë kuptimore, formësore dhe artistike, botën tematiko-motivore, rrëfimin epik dhe rrëfimin lirik, situatat metaforike, etj.
| pages | 200 |
| ISBN | 9789928428295 |
| Shtëpia botuese | Milosao |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Sarandë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Agim Mato |
Vepra më e njohur e De Radës dhe një ndër më të rëndësishmet e rrymës romantik.
Përshtatja e poemës Këngët e Milosaos në gjuhën e sotme shqipe nga studiuesi Dhimitër Shuteriqi e lehtëson dhe e bën më të afërt komunikimin e lexuesit të shek. XXI me këtë vepër të De Radës, shkruar në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë. Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe...