Në zemër të sekretit View larger

Ne zemer te sekretit

José Luís Peixoto ODE0008

New product

Përshkrim i shkurtër

Një udhëtim në Korenë e Veriut: Çfarë ndodh në vendin më të izoluar të botës? Pakkush nga Perëndimi ka pasur mundësinë që të vëzhgojë dhe dëshmojë atë që ka parë José Luís Peixoto, në prillin e vitit 2012.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN9791095002031

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky nuk është thjesht një libër udhëtimesh; autori i njohur portugez José Luís Peixoto (Peshoto) pati rastin të vizitojë Fenianin (Pyongyang) dhe të bëjë një udhëtim të gjatë në pothuajse gjithë Korenë e Veriut, pasi mori lejen nga autoritetet qeveritare.

Ky libër rrëfen pikërisht atë që ka parë autori në disa qytete dhe vende ku të paktë janë ata të huaj që kanë shkuar në këto 60 vitet e fundit.

Peixoto e ka sjellë realitetin e vendit komunist në një mënyrë të pazakontë dhe mbresëlënëse, duke mos harruar ta përqendrojë vështrimin tek jeta e përditshme e këtij vendi. Mjeshtëria në rrëfim e ka bërë këtë vepër të kërkuar dhe të botuar që nga viti 2012 e deri më sot.

Në ditët tona, teksa regjimi i Fenianit është në luftë të pandërprerë me Perëndimin e sidomos SHBA-të, është e vështirë të gjendet një libër që të jetë kaq i detajuar e që “të nxjerrë” sekretet e një bote të mbyllur.

Botimi në shqip vjen nga Odeon dhe është përkthyer prej portugalishtes nga Ermira Danaj.

Data sheet

pages243
ISBN9791095002031
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErmira Danaj
HistoryBota
I ri1