Sherlok Holmsi i plote ne shqip, ne tre vellime

Artur Konan Dojl LG0104

New product

Përshkrim i shkurtër

Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60 tregime

More details

599 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

4 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

“Sherlok Holms është dhe do të mbetet përjetë një pikë e patundur në një botë përherë në lëvizje. Është simboli i gjithçkaje që nuk jemi dot, por do të donim të ishim. E shohim si mishërimin e dëshirës sonë për të dënuar të keqen dhe për të ndrequr padrejtësitë që kanë pllakosur botën. Ai është Prometeu që sjell zjarrin e aventurës në ekzistencat tona përsëritëse, është Sokrati, që me arsyetimet e tij të qarta, çmpin mendjet e ndryshkura nën lagështinë e mërzisë.

Është suksesi i dështimeve tona, arratisja nga burgu i botës reale. Para një shekulli ai u shfaq para publikut anglez si një pishtar i forcës të së mirës në një kohë, kur Evropa, e madje e gjithë bota, ndjenin në ajër rrezikun e Luftës së Popujve që afronte.

Figura e drejtësisë së palëkundur, e inteligjencës, gatishmërisë, vetëmohimit, arsyes së ftohtë dhe gjykimit të drejtë të përvijuar lehtazi nga një fije ndjenjash njerëzore: dhembshurie e madje dashurie, ishte pamja që i dha një kombi të tërë shpresën dhe forcën për t'u përballur me luftën më të madhe që kish njohur deri më atëherë historia botërore.

E duke njohur natyrën njerëzore, e dimë se botës do t'i duhen gjithnjë idhuj të tillë. Në kohë të vështira, ku sprovohet arsyeja dhe domethënia e drejtësisë, do të kemi gjithmonë nevojë për siluetën e detektivit pranë zjarrit, me majat e gishtave bashkuar para kraharorit e fjollat e tymit të Ilullës që treten në pafundësi.

Megjithatë, si çdo histori e bukur, dhe e Sherlok Holmsit e pati një fund, sepse një artist i vërtetë, e kupton kur është koha për t'u tërhequr nga skena e për t'i lënë vendin dikujt ndoshta më të zotë.

1. “Aventurat e Sherlok Holmsit I” nga Sir Artur Konan Dojl. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

2. “Aventurat e Sherlok Holmsit II” nga Sir Artur Konan Dojl. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

3. “Aventurat e Sherlock Holm III” nga Sir Artur Konan Dojl. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAleksander Koli
RomanMister&Thriller
I ri1