Albert Kamy FNK0060
New product
Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t'u tregonte njerëzve se ai do t'i çlironte nga nënshtrimi ç'njerëzor.
9 Items
Kaligula i Kamy-së është një nga ato kryevepra që s'duhen lënë pa lexuar. Njeriu i revoltuar gjeti jehonë të madhe, por dhe ngjalli shumë debate ndër intelektualët e kohës, pasi Kamyja shtronte në të çështjen e dyfishtë të revoltave estetike dhe të atyre historike. Ai e kritikonte qëndrimin romantik të një revolte poetike, shfaqje e fundit e së cilës kishte qënë surrealizmi, i cili në fund të fundit përfundoi në konformizëm. Kurse lidhur me revoltën historike, Kamyja e dënonte optikën nihiliste në tentativën revolucionare, idenë e shkatërrimit dhe që e shikonte lumturinë në kohrat e ardhshme. Siç e thotë dhe kritiku francez Daniel Rondeau në librin e tij Kamyja apo premtimet e jetës, Kamyja mishëroi në kohën e vet modelin e intelektualit të angazhuar, pasi ai zgjodhi revoltën dhe jo Revolucionin.
| pages | 170 |
| Redaktori | Rexhep Hida |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Ilia Lëngu |
Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin...
E publikuar në vitin 1956, "Rënia" u shkrua në një nga periudhat më të zymta e pesimiste në jetën e autorit. "Rënia" përbëhet nga një seri monologjesh dramatikë të Jean-Baptiste Clamence, i cili reflekton mbi jetën e tij para një të huaji. Filozofi ekzistencialist, Sartri, e përshkruan librin si "më të bukurin dhe më pak të kuptuarin" nga librat e Kamys.
Kjo është një vepër e sjellë në shqip nga Fotaq Andrea që paraqet madhështinë, thellësinë dhe gjenialitetin e tij, po aq bukur sa edhe romani “I huaji”
Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, nëse çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë? Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit. Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet edhe për vuajtjet. Përçmimi për perënditë, urrejtja...
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.
Esetë e Kamy-së përmblidhen në Vera në Algjer për të treguar marrëdhënien e tij me vendlindjen, Algjerinë. Marrëdhënia e tij me Afrikën e Veriut duket ndonjëherë e ftohtë e ndonjëherë e afërt.
Një dramë me pesë akte e Kamysë, një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX ku rrok temën e tragjedisë së intelektit
Romani “I huaji” i nobelistit francez Alber Kamy përkthehet sërish në gjuhën shqipe: Kësaj radhe është përkthyesja Rajmonda Vuçini e cila ka shqipëruar një nga romanet më të rëndësishme të shekullit të XX dhe një nga librat që ndikoi në zhvillimin e ekzistencializmit
Në shkurt të vitit 1905, në Moskë, një grup terroristësh që i përkisnin Partisë Revolucionare Socialiste organizuan një sulm me bombë në Grand Duke Serge, xhaxhain e Carit. Ky sulm dhe rrethanat e veçanta që e kanë paraprirë dhe e kanë ndjekur përbëjnë subjektin e "Të drejtët".
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
Kamyja në këtë formë të veçantë ripërshkon pjesë të rëndësishme të jetës së vet: fëmijërinë algjeriane, përvojat e hidhura të një periudhe të gjatë varfërie, gjërat e përditshme, miqësitë, traditat, ndjenjat, ëndrrat e jetuara mes një anonimie, ku nuk ekzistonte as e kaluara, as e ardhmja; prej nga ku ngrihet figura e një njeriu ideal, pikërisht “Njeriut...
Shtepia botuese Fan Noli sjell ne shqip nje nga veprat me te rendesishme te Albert Kamyse, perkthyer nga pedagogia e gjuhes frenge, Saverina Pasho