Elizabeth Gilbert BD0163
New product
E vendosur për tu martuar e me qëllimin për të jetuar në Amerikë me partnerin e saj me origjinë braziliane, Elizabeth Gilbert tejkalon frikën e saj nga martesa duke zbuluar nëpërmjet kërkimeve të hollësishme historike, intervistave dhe më së shumti nëpërmjet reflektimit personal se çfarë përfaqëson ky institucion që reziston ndër shekuj me kokëfortësi.
9 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994304257 | |
Në fund të librit aq të dashur Ha, lutu, dashuro, Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më. Por befas, kur Felipe mori një urdhër të papritur nga autoritetet e imigracionit për të mos shkelur në ShBA, çifti u përball me një ultimatum të padiskutueshëm: ose të martoheshin, ose Felipe nuk do të lejohej më kurrë të futej në Amerikë. Në dhjetë muajt e ardhshëm, ndërsa Elizabeth dhe Felipe udhëtojnë nëpër Azinë Juglindore, në pritje të marrjes së lejes për tu kthyer në shtëpi dhe për tu martuar, autorja bën kërkime të hollësishme në fushën e historisë, këshillimit dhe perspektivave në lidhje me betimin romantik.Pajisur me një veçanti të rrallë në të shkruar, inteligjencë dhe pasion, Një skeptike bën paqe me martesën është një meditim joshës për përshtatshmërinë, besnikërinë dhe familjen dhe, së fundmi, një celebrim i shkëlqyer i dashurisë.
| pages | 348 |
| ISBN | 9789994304257 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Përkthyesi | Edlira Keta |
Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten