Tre libra kunder dhunes ne shkolle – set me 3 libra

Grup autorësh MEP0032

New product

Përshkrim i shkurtër

Dhuna në shkolla është një fenomen tej mase shqetësues, prandaj ne i rekomandojmë këto tre libra që të ndihmojmë fëmijët, mësuesit dhe prindërit për të luftuar bullizmin. Të tillë janë vlerësuar edhe në Itali, prandaj, Mediaprint dhe përkthyesi Erion Kristo i kanë sjellë në shqip në mënyrë që shkollat tona të jenë më paqësore dhe miqësore për fëmijët tanë

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 305 Lekë

-10%

1 450 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me tre libra përmban:

“Këpucët jeshile që ngjallën zili” nga Alberto Pelai

Një histori që tregon se si fitohet mbi bullizmin: Marko është një djalosh 7 vjeçar i cili sapo është transferuar në një qytet 900 kilometra larg nga qyteti i vogël i lindjes. Gjërat nuk shkojnë për fat të keq ashtu siç do të donte ai: të fillosh shkollën në një klasë me 22 fëmijë që njihen prej një viti, nuk është aspak e lehtë. Sidomos kur hyjnë në mes edhe dy ngacmues që e tallin për shkak të theksit qe ka. Edhe këpucët e mrekullueshme që i ati i dhuron për ditëlindje keqësojnë gjendjen, duke zgjuar zilinë tek te tjerët! Për fat të mirë, mami, babi dhe mësuesja do te kenë një ide fantastike që do të ndryshojë tërësisht situatën.

“Dante Qullaci” nga Isabella Paglia

Shokët e klasës më thërrasin Dante Qullaci.

Prindërit e mi janë Super-Vega-Vegjetarianë, pra ata më ushqejnë vetëm me fara, ndërsa unë ëndërroj një hamburger me tre shtresa dhe majonezë.

Njeriu i vetëm i shëndetshëm mendërisht në familjen time, gjyshja ime e adhuruar Leopoldina, befas vdiq!

Mund të konkurroja për çmimin Fatkeqi i vitit.

Pak a shumë, kjo ishte ajo çka mendoja përpara se të zbuloja trashëgiminë e gjyshe Leopoldinës. Përpara se të katapultohesha në Polin e Veriut, përpara se të ndiqesha nga...

Pra, përpara!

Tani gjërat kanë ndryshuar shumë.

“Tit hutaqi” nga Anna Lavatelli

Lexojeni këtë libër nëse i keni qejf ata që i kuptojnë gabimet e tyre, ata që janë naivë dhe ata që nuk dorëzohen kurrë.

 

Data sheet

Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Kristo
I ri1